Lee Marvin
U lind në | 19 shkurt, 1924 |
---|---|
Vdiq | 20 gusht, 1987 |
Kombësia | Amerikan |
Titulli | Aktor |
Lee Marvin (lexo: Li Marvin) lindi në New York, 19 shkurt 1924 dhe vdiq në Tucson 20 gusht 1987 ishte një aktor Amerikan.
Fitoj qmimin oskar si aktori më i mirë në vitin 1966 në interpretimin e tij në filmin Cat Ballou
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur në New York në shkurt të vitit 1924 nga Lamont Waltman Marvin dhe Courtenay Washington [1], përfundoi studimet në Florida. Në Luftën e Dytë Botëror vendos të shkoi në marinë dhe kështu morri pjes në disa akcione të ndryshme ushtarake. Gjatë luftmeve që u zhvilluan në Spanjë në vitin 1944, Lee Marvin mbetet i plagosur rënd, doktorët kujtojnë se kur u zgjua nga koma (disa ditore) në spital anije (i cili ishte improvizuar në një anije ushtarake) filloj të qaj me zë të lart për fatin pse nuk kishte vdekur së bashku me shokët në luftime dhe i dukej vetvetja si një frikacak që kishte mbetur gjallë. Plaga që kishte marr ishte serioze sepse kishte prekur nervin në shipnën e tij dhe kështu e terhoqën nga marina.[2] Fati i tij lulëzoj menjëher pas kthimit të tij në New York lulëzoi kur rastësisht zëvendëson një aktor në teatrin e Broadway.Në 1951 martohet me Betty Ebeling me të cilën u divorcua në vitin 1967. Në vitin 1970 martohet prap por tashmë me një vajzë tjetër e cila quhej Pamela Feeley ku së bashku me të u transferuan në Tucson.
Pasi ishte kthyer nga marina Marvin filloj të pijë dhe ky problem me kalimin e kohës bëhej gjithashtu edhe problem jetësor dhe shëndetsor i tij.
Aktiviteti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një aktor klasik me xhaket në krah siç e kujtojm në shum filma. I inkuadruar në kinema në vitin 1951, bëhet i famshëm me filmin The Big Heat më 1953 në të cilin interpreton nje rrugaq brutal. Duke dhënë kështu një rol të mir të interpretuar nga Marvin, ja arrati te bëhej i popullarizuar dhe i ftuar në filma nga regjisor të ndryshëm mirpo ç'do herë për një rol negativ (kativ), brutal, violent, dhe antipatimk, sepse kjo i shkonte përshtati, pra Mavin filloj te bëjë emër në rolet e të keqit. Për ta vulosur këtë rol e bëri kur rexhisori me i njohur atë botë Xhon Ford e merr që t`a interpretoi, personazhin e banditit violent, negativ Liberty Valance në filmin The Man Who Shot Liberty Valance 1962[3], Marvin gjendet për herë të par pran dy aktorëve me të famshëm të Holivudit ati të Xhon Vejnit dhe Xhejms Stjuartit, një eksperienc që e bëri Marvinin shum të famshëm ndërmjet dy aktorve ekstravagant të Holivudit.
Marvin vazhdoi retorikën e filmave vesterrn por edhe të atyre vesterrn komedi dhe në vitin 1966 arriti qmimin më të lartë për një aktor atë të Oskarit në filmin Cat Ballou që po ashtu ishte vesterrn komedi.
Marvinit i erdhi edhe radha në rolet e Herojit në filma ku në vitin 1967 në filmin The Dirty Dozen (që ne gjuhen shqipe njihet si filmi Dymbëdhjet të Zhigosurit). Marvin formon një skuadrile nga 12 të burgosur për tu bërë një invazion gjernmanëve në Luftën e Dytë Botërore një film që nuk është i ngashëm me filmat e lutës të tjerë që ishin xhiruar deri at`her, i cili mbërthen në vete, jo vetëm eksplozion dhe dëme materiale por i cili tregon se si një njeri nuk kursen asgjë për ta fituar lirin e vetë personale[4]. Ky ishte një rol që shum i pëlqeu Marvinit ngase i kujtohej edhe realiteti pasi që ishte edhe vetë një luftëtar në po këtë luftë. Marvin vazhdoj karierën e vetë edhe në shumë filma tjerë të famshëm si: Emperor of the North Pole, Avalanche Express, Death Hunt dhe The Delta Force. Marvin pra i cili u bë i famshëm për rolet e tij në interpretimet e negativit arriti ta kthej rolin e vetë në pzitiv dhe u bë shum i dashur për publikun amerikan dhe mbarë botëror, ku edhe në ditët e sotme filmat dhe interpretimi i tij janë shum të shikuar nga publiku dhe gjenerata të ndryshme.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hangman's Knot (1952)
- The Big Heat (1953)
- Gun Fury (1953)
- The Wild One (1953)
- Pete Kelly's Blues (1955)
- Bad Day at Black Rock (1955)
- Seven Men from Now (1956)
- The Comancheros (1961)
- The Man Who Shot Liberty Valance (1962)
- The Killers (1964)
- Cat Ballou (1965)
- Ship of Fools (1965)
- The Professionals (1966)
- The Dirty Dozen (1967)
- Point Blank (1967)
- Hell in the Pacific (1968)
- Paint Your Wagon (1969)
- Monte Walsh (1970)
- Prime Cut (1972)
- Pocket Money (1972)
- Emperor of the North Pole (1973)
- The Iceman Cometh (1973)
- The Klansman (1974)
- Avalanche Express (1979)
- The Big Red One (1980)
- Death Hunt (1981)
- Gorky Park (1983)
- The Delta Force (1986)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. http://freepages.genealogy.rootsweb.com/~battle/celeb/marvin.htm Arkivuar 18 shkurt 2008 tek Wayback Machine
- ^ Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. http://www.snopes.com/military/marvin.asp
- ^ Stampa:It http://www.mymovies.it/biografia/?a=2039
- ^ Stampa:Ithttp://www.moviemaniac.it/ospite/recensioni_ospite/f_quellasporcadozzina.htm Arkivuar 10 janar 2008 tek Wayback Machine