Lemonade

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lemonade
Studio album by
Realizuar23 prill 2016
Inçizuar2014-2015
Gjatësia45:49
EtiketaColumbia, Parkwood

Lemonade është albumi i gjashtë në studio i këngëtares amerikane Beyoncé. Albumi u publikua më 23 prill 2016 përmes Parkwood dhe Columbia Records. Çdo këngë në album shoqërohet me një videoklip, prandaj është "albumi vizual" i dytë i artistës pas albumit Beyoncé në 2013. Më 23 prill 2016, një film 60-minutësh i titulluar "Lemonade" u shfaq si premierë në kanalin HBO, i cili përfshinte videoklipe për të gjitha këngët. Koncepti i albumit ka të bëjë me "udhëtimin e brendshëm të një gruaje me ngjyrë të zbulimit të vetvetes, si dhe shërimit përmes tradhtisë". Albumi përmban shumë zhanre duke përfshirë pop, R&B bashkëkohor, blues, rock, soul, funk, country, muzikë gospel dhe trap. Albumi përmban duete me artistë si James Blake, Kendrick Lamar, The Weeknd dhe Jack White.[1]

Lemonade ishte shfaqur fillimisht në transmetim përmes platformës norvegjeze të transmetimit Tidal. Albumi mori vlerësime të larta kritike dhe është albumi më i mirëvlerësuar i karrierës së saj. Albumi arriti numrin një në shumë vende të tjera në mbarë botën. Për të promovuar albumin, ajo filloi një turne botëror në stadium, "The Formation World Tour". Lemonade u bë albumi më i shitur i vitit 2016 në mbarë botën.[2]

Temat e albumit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lemonade është një vepër multimediale audio-vizuale që eksploron udhëtimin emocional të Beyoncé-s pas tradhtisë nga bashkëshorti i saj Jay-Z në një perspektivë racore përmes muzikës, teksteve, imazheve dhe poezisë. Është përshkruar si një vepër revolucionare e feminizmit dhe studiohet në menyrë akademike.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.billboard.com/pro/drake-views-nielsen-music-top-album-2016-us/. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ https://www.newsweek.com/beyonces-lemonade-was-best-selling-album-2016-590147. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Beyonce - Lemonade". Billboard (në anglisht).