Limfoma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Limfoma
Limfoma folikulare duke zëvendësuar një nyjë limfatike
SpecialitetHematologji dhe onkologji
SimptomatNyje limfatike të zmadhuara, temperaturë, djersitje, humbje e paqëllimshme e peshës, të kruara, ndjesi lodhjeje[1][2]
Faktor rrezikuesVirusi Epstein–Barr, sëmundjet autoimune, HIV/AIDS (SIDA), duhanpirja[2][3]
Metoda diagnoztifikueseBiopsi e nyjeve limfatike[1][2]
TrajtimiKemoterapi, terapi me rreze, terapi e targetuar (shënjuar), ndërhyrje kirurgjikale[1][2]
PrognozaMesatarisht pesë vite mbijetesë 85% (SHBA)[4]
Shpeshtësia4.9 milion (2015)[5]
Vdekje204,700 (viti 2015)[6]


Limfoma është një grup kancerësh gjaku që zhvillohen nga limfocitet (një lloj qelizash të bardha gjaku).[7] Emri shpesh i referohet vetëm versioneve kanceroze dhe jo të gjithë tumoreve të këtij grupi.[7] Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë nyje limfatike të zmadhuara, ethe, djersitje të forta, humbje të paqëllimshme në peshë, të kruara dhe ndjesi të vazhdueshme lodhjeje.[1] [2] Nyjet limfatike të zmadhuara zakonisht nuk kanë dhimbje. [1] Djersitjet janë më të zakonshme gjatë natës. [1] [2]

Ekzistojnë shumë nënlloje të limfomave. [8] Dy kategoritë kryesore të limfomave janë limfomat jo-Hodgkin (NHL) (90% e rasteve) dhe limfomat Hodgkin (HL) (10% e rasteve). [9] Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përfshin dy kategori të tjera si lloje të limfomës: mielomën e shumëfishtë dhe sëmundjet imunoproliferative. [10] Rreth 90% e limfomave janë limfoma jo-Hodgkin. [9] [11] Limfomat dhe leuçemitë janë pjesë e grupit më të gjerë të tumoreve të indeve hematopoietike dhe atyre limfoide. [12]

Faktorët e rrezikut për limfomën Hodgkin përfshijnë infeksionin me virusin Epstein-Barr dhe histori të sëmundjes në familje.[1] Faktorët e rrezikut për llojet e zakonshme të limfomave jo-Hodgkin përfshijnë sëmundjet autoimune, HIV/AIDS (virusi i imunodeficencës humane/SIDA-n), infeksionin me virusin limfotropik të qelizave T të njeriut, ilaçet imunosupresuese dhe disa pesticide. [2] [13] Konsumi i sasive të mëdha të mishit të kuq dhe duhanpirja mund të shtojnë gjithashtu rrezikun. [3] [14] [15] Nëse vërehet prania e nyjeve limfatike të zmadhuara, diagnoza bëhet zakonisht nëpërmjet biopsisë së nyjeve limfatike. [1] [2] Po ashtu, analizat e gjakut, urinës dhe palcës së kockave mund të jenë të dobishme në diagnozë. [2] Më pas, mund të kryhet imazheria mjekësore për të përcaktuar nëse kanceri është përhapur si dhe vendin ku është përhapur. [1] [2] Limfoma përhapet kryesisht në mushkëri, mëlçi dhe tru. [1] [2]

Trajtimi mund të përfshijë një ose më shumë nga mundësitë e mëposhtme: kemoterapinë, terapinë me rrezatim, terapinë e targetuar (shënjuar) dhe kirurgjinë. [1] [2] Në disa limfoma jo-Hodgkin, sasia e shtuar e proteinave të prodhuara nga qelizat e limfomës bën që gjaku të trashet aq shumë sa që kryhet plazmafereza për të hequr sasinë e proteinës. [2] Për lloje të tjera, mund të jetë i përshtatshëm të priturit vigjilent. [2] Rezultati varet nga nënlloji, ku disa nënlloje janë të shërueshme dhe në shumicën prej tyre, trajtimi zgjat mbijetesën. [9] Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare në Shtetet e Bashkuara për të gjithë nënllojet e limfomës Hodgkin është 85%, [4] ndërsa për limfomat jo-Hodgkin është 69%. [16] Në mbarë botën, limfomat u zhvilluan në 566,000 njerëz në vitin 2012 dhe shkaktuan 305,000 vdekje. [10] Ato përbëjnë 3-4% të të gjithë llojeve të kancerit, duke u bërë si grup forma e shtatë më e zakonshme. [10] [17] Tek fëmijët, ato janë kanceri i tretë më i zakonshëm. [18] Ato shfaqen më shpesh në vendet e botës së zhvilluar sesa në vendet e botës në zhvillim. [10]

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f g h i j k "General Information About Adult Hodgkin Lymphoma". National Cancer Institute (në anglisht). 2014-04-23. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2014. Marrë më 20 qershor 2014.
  2. ^ a b c d e f g h i j k l m n "General Information About Adult Non-Hodgkin Lymphoma". National Cancer Institute (në anglisht). 2014-04-25. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2014. Marrë më 20 qershor 2014.
  3. ^ a b Kamper-Jørgensen, M; Rostgaard, K; Glaser, SL; Zahm, SH; Cozen, W; Smedby, KE; Sanjosé, S; Chang, ET; Zheng, T; La Vecchia, C; Serraino, D; Monnereau, A; Kane, EV; Miligi, L; Vineis, P; Spinelli, JJ; McLaughlin, JR; Pahwa, P; Dosman, JA; Vornanen, M; Foretova, L; Maynadie, M; Staines, A; Becker, N; Nieters, A; Brennan, P; Boffetta, P; Cocco, P; Hjalgrim, H (shtator 2013). "Cigarette smoking and risk of Hodgkin lymphoma and its subtypes: a pooled analysis from the International Lymphoma Epidemiology Consortium (InterLymph)". Annals of Oncology (në anglisht). 24 (9): 2245–55. doi:10.1093/annonc/mdt218. PMC 3755332. PMID 23788758.
  4. ^ a b "Hodgkin Lymphoma—SEER Stat Fact Sheets" (në anglisht). Seer.cancer.gov. Arkivuar nga origjinali më 2012-10-17. Marrë më 2012-08-26.
  5. ^ GBD 2015 Disease and Injury Incidence and Prevalence, Collaborators. (8 tetor 2016). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1545–1602. doi:10.1016/S0140-6736(16)31678-6. PMC 5055577. PMID 27733282. {{cite journal}}: |first1= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ GBD 2015 Mortality and Causes of Death, Collaborators. (8 tetor 2016). "Global, regional, and national life expectancy, all-cause mortality, and cause-specific mortality for 249 causes of death, 1980-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1459–1544. doi:10.1016/s0140-6736(16)31012-1. PMC 5388903. PMID 27733281. {{cite journal}}: |first1= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  7. ^ a b Taylor, Elizabeth J. (2000). Dorland's Illustrated medical dictionary (në anglisht) (bot. 29th). Philadelphia: Saunders. fq. 1038. ISBN 0721662544.
  8. ^ Aditya Bardia (2010). Johns Hopkins Patients' Guide to Lymphoma (në anglisht). Jones & Bartlett Learning. fq. 6. ISBN 9781449631413. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-10.
  9. ^ a b c The Lymphoma Guide Information for Patients and Caregivers (PDF) (në anglisht). 2013. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 20 qershor 2014. {{cite book}}: Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  10. ^ a b c d World Cancer Report 2014 (në anglisht). World Health Organization. 2014. fq. Chapter 5.13. ISBN 978-9283204299.
  11. ^ "Lymphoma". NCI (në anglisht). 2011-02-02. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2014. Marrë më 13 qershor 2014.
  12. ^ Vardiman JW, Thiele J, Arber DA, Brunning RD, Borowitz MJ, Porwit A, Harris NL, Le Beau MM, Hellström-Lindberg E, Tefferi A, Bloomfield CD (30 korr 2009). "The 2008 revision of the World Health Organization (WHO) classification of myeloid neoplasms and acute leukemia: rationale and important changes". Blood (në anglisht). 114 (5): 937–51. doi:10.1182/blood-2009-03-209262. PMID 19357394.
  13. ^ Hu, L; Luo, D; Zhou, T; Tao, Y; Feng, J; Mei, S (12 gusht 2017). "The association between non-Hodgkin lymphoma and organophosphate pesticides exposure: A meta-analysis". Environmental Pollution (Barking, Essex : 1987) (në anglisht). 231 (Pt 1): 319–328. doi:10.1016/j.envpol.2017.08.028. PMID 28810201.
  14. ^ Yang, L; Dong, J; Jiang, S; Shi, W; Xu, X; Huang, H; You, X; Liu, H (nëntor 2015). "Red and Processed Meat Consumption Increases Risk for Non-Hodgkin Lymphoma: A PRISMA-Compliant Meta-Analysis of Observational Studies". Medicine (në anglisht). 94 (45): e1729. doi:10.1097/MD.0000000000001729. PMC 4912242. PMID 26559248.
  15. ^ Solimini, AG; Lombardi, AM; Palazzo, C; De Giusti, M (maj 2016). "Meat intake and non-Hodgkin lymphoma: a meta-analysis of observational studies". Cancer Causes & Control (në anglisht). 27 (5): 595–606. doi:10.1007/s10552-016-0745-2. PMID 27076059.
  16. ^ "SEER Stat Fact Sheets: Non-Hodgkin Lymphoma". NCI (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
  17. ^ Marcus, Robert (2013). Lymphoma : pathology, diagnosis and treatment (në anglisht) (bot. Second). fq. 1. ISBN 9781107010598. Arkivuar nga origjinali më 2015-09-06.
  18. ^ Tepper, John E. Niederhuber, James O. Armitage, James H. Doroshow, Michael B. Kastan, Joel E. (2014). "Childhood lymphoma". Abeloff's clinical oncology (në anglisht) (bot. Fifth). fq. Chapter 97. ISBN 978-1455728657.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)