Shko te përmbajtja

Liqeni i Gramozit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liqeni i Gramozit
Pamje nga liqeni i Gramozit në dimër.

Liqeni i Gramozit, është liqen në tokën Greqia. Ndodhet në lartësi prej rreth 2.350 metra, në malin e Gramozit në Kastoria . Vitet e fundit, përmes mediave sociale dhe faqeve të internetit liqeni mori më shumë vëmendje dhe më shumë njerëz vijnë për ta vizituar atë.

Sipas bashkisë Kolonje, shtegu per te arritur ne kete liqen fillon nga fshati Kreshovë, Kolonjë dhe eshte i gjatë rreth 18 Km, me një disnivel prej rreth 1200 m.

Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, është një nga atraksionet më të vizituara në Ersekë. Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujëmbledhësi.

Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike. Të pasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave.[1]

  • Gramozi (Nestrami)
  • Ne vitin 2025 ,Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron, sipas fondacionit që financoi ekspeditën, thuhet në një artikull të botuar në “Czech Radio”. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Shqiperisë dhe Greqisë shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh kushtet komplekse të nëndheshme.
  • Me një gjatësi prej 138 metrash, një gjerësi prej 42 metrash dhe një perimetër 345 metrash, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Madhësia e dhomës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë. Harta e sistemit të shpellës dhe zbulimi i liqenit kërkuan pajisje teknike, të cilat u mundësuan nga “Fondacioni Neuron”.

Referime[2]https://grammostrails.gr/en/main-ascent-to-the-alpine-lake-of-gistova/

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Liqeni akullnajor i Gramozit në Kolonjë, ngjitje alpine mes mrekullisë së natyrës". kultplus.com. Marrë më 2023-05-29.
  2. https://www.visitgreece.gr/inspirations/dragon-lakes/