Liqeni i Surçinës
Liqeni i Surçinës ishte një liqen artificial në Kosovë i krijuar në kohëra të lashta dhe i cili, në afërsi të tij, kishte edhe një kështjellë që ndodhej në ishullin e liqenit.[1] Në afërsi të lokacionit të liqenit të dikurshëm sot ndodhet fshati Surçinë. Liqeni shtrihej në rrafshin verior nga Ferizaj i sotëm. Ai është bërë duke penduar shtratin e lumit Nerodimka, duke bërë që një pjesë e tij të rrjedhë drejt Sitnicës .
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas gojëdhënave thuhet se fillimisht ishte hapu një kanal për t'u lidhur me Nerodimën, ku pastaj uji kthehej në jug, dhe Lepenc, me një nga burimet e Silnicës e që është lumi i Sazlisë. Në këtë mënyrë një pjesë e Nerodimës u ridrejtua në veri, duke krijuar një bifurkacion artificial dhe rrjedhë uji në formë gjysmërrethore që shtrihej nga Ferizaji i sotëm deri në burimin e Silnicës. Nga perëndimi lidheshin edhe dy lumenj, Shtimjanka dhe Koshara, rreth të cilit ishte një moçal që arrinte në Nerodime në jug, duke krijuar kështu një unazë uji që asokohe kishte krijuar liqenin e Surçinës. Ai përmbante një ishull në qendër të tij, në të cilin ndodheshin fshatrat e sotëm, Lashkobara, Prelez, Papaz, Hamidi, Babush dhe Surçinë.
Roli i liqenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liqeni i Surçinës kishte një rol ekonomik dhe ushtarak. Rreth saj ndodheshin edhe disa kështjella: Pauni dhe Shtimje në brigjet e tij, Surçina në ishullin në qendër dhe Nerodime, në perëndim të liqenit, në brigjet e Nerodimkës.
Me gërmimin e kanalit, Kështjella e Surçinës mbrohej nga një hendek i mbushur me ujë, që nuk lejonte qasjen e lehtë në rezidencën pricërore. Uji në hendek përdorej për të bërë pellgje peshku dhe për të drejtuar mullinj me ujë . Peshqit dhe mullinjtë e peshkopëve të Lipjanit shtriheshin përgjatë liqenit, nga Sitnica deri në burimin e Nerodimkës. Në fillim të sundimit osman, në regjistrimin e rrethit të Brankoviqit nga viti 1455, përmendet se fshatrat Horavica ( Rahovica e sotme) dhe Tulanovc (Talinoci i sotëm) ishin të detyruar të paguanin nga 50 akçe secili për shfrytëzimin e liqenit.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fokusi (2019-11-23). "Liqeni i zhdukur i Kosovës bashkë me ishullin". FOKUSI. Marrë më 2024-02-13.
- ^ "Liqeni i zhdukur i Kosovës bashkë me ishullin". Koha.