Liqeni i Zogajve
Liqeni i Zogajve i njohur edhe me emrin Këneta e Zogajve është një liqen lagunor që ndodhet në territorin e Komunës së Ulqinit, në Mal të Zi.[1] Hapësira përreth në të kaluarën ka qenë shumë e njohur për gjuetinë e shpezëve.
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liqeni i Zogajve shtrihet 4 km në juglindje të qytetit të Ulqinit, dhe ka një sipërfaqe prej 2,5 km². Për nga origjina ai është një lagunë bregdetare me thellësi 1,5 m, që ka ujëkëmbim aktiv me detin. Në vitet 1928 - 1934 një pjesë e liqenit me një sipërfaqe prej rreth 1,8 km² u kthye në kripore dhe vetëm 0,7 km² mbeti në gjendjen e mëparshme, e cila me kalimin e kohës u kthye në një kënetë mbushur me kallamishte. Në liqen derdhen dy përrenj (Bardhela dhe Bratica), të cilët edhe e furnizojnë me ujë liqenin. Vitet e fundit janë bërë projekte për lidhjen e liqenit me zonën 1. Bunë dhe thellimin e kanalit që e lidh me detin, por ende nuk janë realizuar. Sot pjesa e mbetur e liqenit është e ndotur dhe paraqet rrezik ekologjik për Ulqinin.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jasjtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2993–2994. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.