Kriporja e Ulqinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Pamje nga hapësira e grumbullimit të kripës.
Pamje e shpezëve të ndryshëm në kripore.
Pamje gjatë grumbullimit të kripës.

Kriporja e Ulqinit (mal. Ulcinjska solana) është ndërmarrja më e vjetër në Ulqin. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 14,5 km2 dhe është e vendosur pranë Ulqinit, në deltën e Lumit Buna. Kriporja ështe 1 km larg Ulqinit dhe po të njëjtën largësi ka nga kufiri malazezo-shqiptar. Para se të ndërtohet kriporja në vend të saj ka qenë Këneta e Zogajve, e cila ka qenë e njohur për gjuetinë e shpezëve, gjë që e tregon edhe emri "zog".

Fillimi i kripores është i lidhur me rregullimin e ujit të Kënetës se Zogajëve në vitin 1913, kur është hapur kanali i Port Milenës. Bazenet më të vjetra të kripores janë ndërtuar në vitet 1926 - 1934. Deri në mesin e shekullit të 20-të, kriporja është rindërtuar gradualisht, por siperfaqa e ka marrë formen e sotme në vitet e '80-ta, ku u shtua rreth 60% të territorit të saj, dhe tani ka një sipërfaqe prej 1,492 ha. Ajo është e rrethuar nga një kanal që drenazhon ujërat e kënetave përreth, duke mos lejuar që uji i kënetave të përzihet me ujin e kripores. Kanali kullon ujërat e kënetave në kanalin e Port Milenës, dhe më pas në Detin Adriatik.[1]

Sot ajo është një ekosistem atificial, i drejtuar nga vet dora e njeriut, ku dihet me saktësi data e mbushjes se bazeneve me ujë deti, niveli i ujit dhe kripshmëria. Kriporja është një pjesë e rëndësishme e sistemit të pellgut të Liqenit të Shkodrës dhe të Lumit Buna, i cili ka një siperfaqe prej 1,000 km2. Siperfaqja e kripores nën ujë të cekët të kripur është 1,383 ha (ose 92.2 %), ndërsa digat, argjinaturat, ndarëset dhe kanalet zënë 109 ha (ose 7,8 %). Kriporja është e rrethuar nga disa nga vendet më të rëndësishme ornitologjike në Adriatik, siç janë: Plazhi i Madh, Ada e Bunës, Liqeni i Shasit dhe Liqeni i Shkodrës. Kriporja e Ulqinit është një nga dhjetë kriporet më të mëdha dhe një nga më të rejat në Mesdhe. Në fund të bazenit të kripores gjenden në sasi të mëdha mbetjet e guacave dhe të kërmijve të detit.

Akti i parë i mbrojtjes së kripores u miratua në vitin 1984, kur vendimi i Këshillit të Punonjësve ndalon gjuetinë. Disa vite më vonë, kriporja u bë zona e parë me rëndësi ndërkombëtare për zogjët në Mal të Zi, dhe pastaj Strehim Emerald i konventës së Bernit. Kriporja së shpejti do të jetë në listën Ramsar, si kënetë me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si vendstrehimi i  shpendëve. Kriporja e Ulqinit ështue parku i parë privat natyror në Mal të Zi.

Kronologjia[redakto | përpunoni burim]

1920-1926: Zgjedhja e tokës të përshtatshme për ndërtimin e kripores në bregdetin adriatik të Jugosllavisë, nga Ankarna (Slloveni) deri në Ulqin. Është zgjedhur Këneta e Zogajve në fushën e Ulqinit, pranë Ulqinit dhe deltës së Bunës.

1926-1934: Përfundimi i fazës së parë të kripores me infrastrukturën e nevojshme: ndërtesat, pajisjet dhe bazenet për avullim (8.6 km2).

1935: Grumbullimi i parë i kripës, rreth 6,000 tonë.

1952: Grumbullimi rekord i kripës, 41,882 tonë.

1959: Rikonstruktimi dhe zgjerimi i kripores (9.3 km2).

1979: U dëmtua rëndë infrastruktura nga termeti i 15 prillit 1979.

1980: Ndërtimi i bazeneve të reja (14.5 km2) për kriporen e re, pra prodhim shtesë i kripës.

1999: Enti Republikan për Mbrojtjen e Natyrës së Malit të Zi filloi kërkime intensive.

2000: Qendra për mbrojtjen dhe studimin e shpezëve përfshihet në promovimin intensiv të vlerave ornitologjike të kripores.

2003: Kriporja fillon bashkëpunimin me EURONATUR për mbrojtjen dhe valorizimin e turizmit të këtij ekosistemit.

2005: Fundi i privatizimit (pronari i shumicës së aksioneve zotëron dy të tretat e kripores).

Shiko dhe[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Port Milena, portalulcinj.me

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]