Ulqini i Vjetër (ishull)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ishulli i Ulqinit të Vjetër
Ostrvo Stari Ulcinj
Old Ulcinj.JPG
Koordinatat 41°59′33.2″V 19°08′22.5″L / 41.992556°V 19.139583°L / 41.992556; 19.139583Koordinatat: 41°59′33.2″V 19°08′22.5″L / 41.992556°V 19.139583°L / 41.992556; 19.139583
Shteti Mali i Zi Mali i Zi
Qyteti i afërt Ulqini

Ulqini i Vjetër është një ishull pran Kërruçit në bregdetin e Ulqinit, në mes të rrugës Ulqin – Tivar. Ka dimensione të vogla (230 metra i gjatë dhe 106 metra i gjërë) dhe është i larguar rreth 150 metra nga bregu.

Në anën lindore të khyer kah bregu gjendet një shkëmb i lartë 44 metra, nga ku terreni ulet kah veriperëndimi i ishullit. Sot, aty mund të shihen mbetjet e manastirit mesjetar nga shekulli 12 ose 13, mbetje të kishës, bedenave, cisterës për ujë dhe një objekti tjetër në qendër të ishullit. Për herë të parë përmendet në vitin 1476 - in mari Dulcinii veteris. Në hartat e shekullit 16, 17 dhe 18, haset me emrat Dulcigno Vecchio ose Dolcigno Vecchio.

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]