Jump to content

Shtëpia e Shëndetit (Ulqin)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shtëpia e Shëndetit në Ulqin

Shtëpia e Shëndetit "Bogdan Vujosheviq" (malaz. Dom Zdravlja "Bogdan Vujošević") është institucion shëndetsor publik në Ulqin, Mali i Zi.

Fillimet e shërbimit të organizuar shëndersorUlqin, fillojnë kah fundi i Luftës së Dytë Botërore. Për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, në atë kohë banorët janë udhëzuar për qendrat shëndetsore në Tivar, Cetinë, Dubrovnik dhe Shkodër. Mjeku i parë modern në Ulqin ka qenë një rus, por në atë kohë kanë qenë prezent disa mjekë popullorë.

Ambulanta e parë ka qenë e vendosur në lagjen Rana, nga fillimi i vitit 1920. Në vitin 1923 u organizua Ambulanta anti-malarie e cila prej vitit 1929 do të zhvendoset në një objekt të ri, i cili u quajt Stacion shëndetsor, dhe ishte pranë ish-hoteleve Galeb dhe Jadran. Më 1965 u ndërtua objekti i ri i Stacionit shëndetsor, poshtë Kalasë, kurse më 1975 u ndërtua objekti i ri modern në lagjen Meraja, dhe prej atëher do të quhet Shtëpia e Shëndetit. Në periudhën prej 1963 deri më 1979, Stacioni shëndetsor i Ulqinit ishte pjesë integruese e Qendrës mjeksore të Tivarit.[1]

Më 1979, Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit u bë institucion i pavarur publik. Në prill të 1979, i gjithë bregdeti i Malit të Zi u godit nga termeti, ku objektet shëndetsore të Ulqinit u rrënuan (Shtëpia e Shëndetit dhe Stacioni shëndetsor në Katërkoll). Si donacion i Qeverisë së Republikës Popullore të Rumunisë, në lokacionin e sotëm u ndërtua objekti i ri i Shtëpisë së Shëndetit, me në sipërfaqe 3,700 metra katror.[1] Më 30 dhjetor 2003 u vendos gurthemeli i Maternitetit në Ulqin dhe më 5 shkurt 2005 u bë inaugurimi i tij, ndërsa lindja e parë është kryer ditën e nesërme.[2]

Kryeshefave e Stacionit shëndetësor (1921–1973):[3]

  • Dr Georg'je Abramov, 1921 – 1932
  • Dr Sava Shauliq, 1932 – 1940
  • Dr Marko Popoviq, 1940 – 1945
  • Dr Marko Popoviq, 1947 – 1958
  • Dr Vlladimir Anagnosti, 1958 – 1960
  • Dr Eva Hrastnik, 1960 – 1964
  • Dr Roman Hoshovski, 1964 – 1973

Drejtorët e Shtëpisë së shëndetit (1973–sot):[1]

  • Mr sc. dr Mihaillo Alleksiq, 1973 – 1978
  • Dr Gani Karamanaga, 1978 – 1982
  • Prim. dr Pavle Ban, 1982 – 1998
  • Dr Zhejana Karanikiq, 1998
  • Dr Selim Ismaili, 1998 – 2003
  • Prim. dr Gani Karamanaga, 2003 – 2011
  • Dr Palë Marnikoviq, 2011 –2021
  • Dr Sadije Hollaj,[4] 2021 – sot
  1. ^ a b c Dom zdravlja Ulcinjmedicalcg.me
  2. ^ Materniteti i Ulqinit në 6-vjetorin e tijvisit-ulcinj.com
  3. ^ "Prim.dr Gani KARAMANAGA: HISTORIKU I SHËRBIMIT PEDIATRIK NË ULQIN". Ulcinj info. 2018-09-02. Marrë më 2022-06-16.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ boinhd. "DR. SADIJE HOLLAJ EMËROHET DREJTORESH E SHTËPISË SË SHËNDETIT ULQIN | Tv Boin". Marrë më 2022-06-10.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]