Jump to content

Ishulli Paratuk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ishulli Paratuk (malaz. Ostrvo Paratuk) është ishulllumin Buna. Ky ishull i takon Komunës së Ulqinit, gjëgjësisht Malit të Zi, dhe gjendet pranë kufirit shtetëror me Shqipërinë. Është 1 km larg në vijë të drejtë nga Kriporja e Ulqinit dhe 7 km nga gryka e Bunës. Lartësia mbidetare e tij është 3 metra dhe ka një sipërfaqe prej 0.2 ha.[1]

Rëndësia ornitologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishulli është foleja më e rëndësishme e çafkave dhe karabullakëve në deltën e Bunës. Më shumë se 200 çifte çafkash të vogla të bardha (Egretta garzetta), 220 çifte karabullakësh të vegjël (Phalacrocorax pygmeus), 220 çifte karabullakësh të detit (Phalacrocorax carbo), 30 çifte çafkash sqeplugë (Platalea leucorodia), 30 çifte çafkash të natës (Nycticorax  nycticorax), 30 çifte çafkash të verdha (Ardeola ralloides) dhe disa çifte çafkash të përhime (Ardea cinerea) folezohen në këtë ishull.

Drunj të vyshkur ose të gjallë të fikut, vidhit, shelgut dhe kallamit, gjithashtu dhe mbetjet e makieve, mblulojnë ishullin. Nga viti në vit ai zgjerohet falë mbledhjes së rërës në fundit jugor të tij nga kallamet dhe xunkthet.[2]

  1. ^ "Paratuk". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 24 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ OSTRVO PTICA PARATUK NA BOJANI