Përmendoret në Ulqin
Kjo është një listë jo e plotë e përmendoreve në Ulqin, Mali i Zi.
Pllaka përkujtimore Kosovë-Ulqin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pllaka përkujtimore Kosovë-Ulqin është një pllakë përkujtimore, e cila gjendet pranë ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Është inauguruar me rastin e Ditës së Ulqinit më 6 prill 2002, ndërsa është zbuluar nga akademiku shqiptar nga Kosova Mark Krasniqi dhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Ulqinit Skënder Hoxha.[1][2]
Në tekstin e pllakës, që është i shkruar në tre gjuhë (shqip, serbokroatisht dhe anglisht), thuhet:
PLLAKË PËRKUJTIMORE Në shenjë falënderimi qytetarëve të Ulqinit dhe rrethinës për humanizëm, solidaritet, mikpritje, strehim dhe përkujdesje të treguar ndaj të përndjekurve nga Kosova në periudhën mars 1998 - qershor 1998. Mirënjohësit nga Kosova.
|
Përmendorja kushtuar viktimave të tërmetit të vitit 1979
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përmendorja kushtuar viktimave të tërmetit të vitit 1979 është një monument në Ulqin, që gjendet nën bedemet e Kalasë së Ulqinit. Vepër e arkitektit Muhamed Muharremit, është inauguruar më 14 janar 2021, ndërsa është zbuluar nga ambasadori i Kosovës në Podgoricë Ylber Hysa dheambasadori i Kroacisë në Podgoricë Veselko Grubshiq.[3]
Përmendorja e Lirisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përmendorja e Lirisë (mal. Spomenik Slobode) është monument në Ulqin, vepër e skulptorit serb Miodrag Zhivkoviq (Miodrag Živković). Përmendorja është ngritur më 1985 nga nga qeveria komuniste jugosllave, dhe sipas tyre është ngritur "në nder të luftëtarëve të rënë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare".
Përmendorja përbëhet nga dy masa, të gjata rreth 10 metra.[4] Plani ishte që në hapësirën përreth përmendores të ndërtohet një shesh me amfiteatër, restorante dhe hapësira për shëtitje dhe pushim, por ky plan nuk u realizua.
Gjatë ndërtimit të kësaj përmendoreje u nacionalizuan pronat e shqiptarëve vendas, toka në të cilën u ndërtua përmendorja ishte pronë e tyre.[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ U SHËNUA DITA E ULQINIT – ulqini.de
- ^ U përurua pllaka përkujtimore Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine – buzuku.info
- ^ Çapuni, Dr. Ilir (12 mars 2021). "Ceremonia e zbulimit të Përmendores së viktimave të termetit të vitit 1979" (PDF). Buletini i Komunës së Ulqinit. 02/2021: 9.[lidhje e vdekur]
- ^ "1985 Spomenik Slobode, Ulcinj" (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2010. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ Ismet Karamanaga: Ružna strana lepote Ulcinja