Liqeni i Shasit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Liqeni i Shasit
Шаско Језеро/Шаско Блато
Sasko jesero.jpg
Liqeni i Shasit
Vendi Mali i Zi Mali i Zi
Koordinatat 41°58′23″V 19°20′02″L / 41.973°V 19.334°L / 41.973; 19.334Koordinatat: 41°58′23″V 19°20′02″L / 41.973°V 19.334°L / 41.973; 19.334

Liqeni i Shasit (malazisht: Шаско језеро/Šasko jezero, Шаско Блато/Šasko Blato) është liqe i vogël fushor që gjendet në Komunën e UlqinitMalit të Zi. Pranë liqenit gjendet qyteti mesjetar i Shasit.

Pozita gjeografike dhe veçoritë natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liqeni i Shasit ndodhet në Fushën e Ulqinit, një luginë e cekët mes dy maleve të ulëta: Malin e Brisë në jugperëndim dhe Malin e Shasit në veri. Lartësia mbidetare e liqenit është 1 metër, ndërsa është kriptodepresioni i dytë në Mal të Zi, pas Liqenit të Shkodrës. Thellësia maksimale arrinë deri në 8 metra.[1]

Liqeni shtrihet nga juglindja në veriperëndim dhe për shkak të bilancit të pabarabartë të ujit, duke e bërë atë shumë të ngjashëm me Liqenin e Shkodrës, ka dimenzion të ndryshueshëm. Gjatë verës gjatësia e liqenit është 3,2 km, gjërsia është 1,5 km dhe gjatësia e vijës liqenore është 8,6 km.[1] Thellësia e pjesës qendrore të liqenit është 6,5 m, ndërsa pranë bregut jugor, tek vendi i quajtur Syri i Begut është 8 m.[2]Syrin e Begut është burimi nënujor i cili këtë liqe verës e furnizon me ujë të kripur dhe të ftohtë.

Sipërfaqja e liqenit gajtë verës është 3,6 km2, ndërsa gjatë pranverës rreth 5,3 km2. Sasia e ujit në liqen varion nga 15 deri në 17 milionë m3 dhe ndryshon si rrjedhoj e ndryshimeve në nivelin e ujit. Ndryshimet më të mëdha të vijës liqenore gjatë përmbytjeve vijnë në pjesën veriperëndimore, ku vjen deri tek përmbytja e Fushës së Brisë. Liqeni i Shasit dhe Lumi Buna kanë lidhje specifike hidrografike, ku kur nivelit i ujit i Bunës është i lartë uji i lumit futet në liqe dhe anasjelltas, kur niveli i ujit i Bunës ulet, uj nga liqeni derdhet në lumin Buna. Kanali mes Bunës dhe Liqenit të Shasit (Kanali i Shëngjergjit) është dykahësh. Kahu i lëvizjes së ujit varet nga ndryshimet e nivelit të ujit.[1]

Harta hidrografike ku gendet Liqeni i Shasit.

Liqeni i Shasit furnizohet me ujë nga Përroi i Megjureçit, Syri i Begut, derdhjen e Bunës dhe reshjet, sasia mestare vjetore e të cilave arrinë deri në 1300 mm. Uji i liqenit humbet me derdhjen në Bunë dhe avullim. Niveli më i lartë mesatar mujor i ujit është në shkurt, ndërsa më i ulët në gusht.[1]

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pranë bregut të Liqenit të Shasit gjenden gjashtë fshatra, që veprimtaria e popullsisë është e lidhur direkt apo indirekt me liqenin. Fshatrat janë: Shasi, Amulli, Fraskanjeli, Shëngjergji dhe Kllezna e Poshtme. Popullsia e këtyre fshatrave veçohet nga struktura etnike homogjene (ku 97.61% e popullsisë janë shqiptarë).

Fauna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e zogjëve:[3]

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]