Shko te përmbajtja

Kërruçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kërruçi
Kruče  (mal.)
Fshat
Plazhi i Kërruçit
Plazhi i Kërruçit
Kërruçi ndodhet në Mali i Zi
Kërruçi
Kërruçi
Koordinatat: 41°58′48″N 19°10′27″E / 41.98000°N 19.17417°E / 41.98000; 19.17417
ShtetiMali i Zi Mali i Zi
KomunaUlcinj Ulqin
Popullsia
 (2011)
  Total
142
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
  Verë (DST)OVEQ (UTC+2)
Prefiksi lokal+382 (0)30
TargatUL

Kërruçi (malazezisht: Круче/Kruče), i njohur edhe si Krruçi, është vendbanim në Komunën e Ulqinit, Mali i Zi.

Kërruçi është një vendbanim, kryesisht turistik, i cili zë një sipërfaqe prej 73 ha dhe gjendet pranë rrugës magjistrale M-2.4, e cila vazhdon për në Tivar. Vlerësohet se në Kërruç gjenden rreth 1016 objekte banimi prej të cilëve 928 (ose rreh 91%) janë objekte turistike ose pushimi. Vetëm 50% e banorëve janë nga territori i Komunës së Ulqinit, ndërsa 30% janë të ardhur nga pjesët e tjera të Malit të Zi dhe rreth 20% janë të ardhur nga vendet e tjera.[1]

Përveç një shitoreje, e cila gjendet pranë rrugës magjistrale, dhe xhamisë nuk ka objekte të tjera shoqërore, ndërsa infrastruktura është e zhvilluar dobët. Në këtë vendbanim gjendet edhe Lokaliteti arkeologjik Kërruç, i cili daton që nga periudha antike.[1]

Sipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Kërruç jetonin 142 banorë.

Numri i banorëve sipas censuseve[2]
1948 1953 1961 1971 1981 1991 2003 2011
244 219 219 196 226 190 161 142

Struktura e popullsisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diçka më pak se gjysma e popullsisë (rreth 48%) janë shqiptarë.[3]

  1. 1 2 Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machinemrt.gov
  2. Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
  3. Stanovništvo prema nacinalnoj odnosno etničkoj pripadnosti po naseljimamonstat.org
  4. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  5. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]