Shko te përmbajtja

Katërkolla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Katërkolla
Vladimir (mal.)
Fshat
Katërkolla ndodhet në Mali i Zi
Katërkolla
Katërkolla
Koordinatat: 42°00′18″N 19°18′19″E / 42.00500°N 19.30528°E / 42.00500; 19.30528
ShtetiMali i Zi Mali i Zi
KomunaUlcinj Ulqin
Lartësia
71 m (233 ft)
Popullsia
 (2011)
  Total
757
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
  Verë (DST)OVEQ (UTC+2)
Prefiksi lokal+382 (0)30
TargatUL

Katërkolla (malazisht: Владимир/Vladimir) është fshat në Komunën e Ulqinit, në Mal të Zi. Katërkolla gjendet në trevën e Anës së Malit.

Varianti i parë i shënuar i këtij toponimi i përket shek. XVII, më 1614. Ky variant është Cadorcho, komanduar nga Dumo Luki[1]. E dhëna tjetër e qëmtuar nga gjeografi Draga është ajo e përdorur nga Gopçeviq "... prema Katrokolu" më 1878, dhe më pas përdorimi i kalkut Katrokol në një hartë angleze më 1881[2].

Emri Katërkollë vjen nga gjuha shqipe 'katër' dhe 'Kolli', që përfaqëson katër kisha të Shënkollës (ose Shën Nikollës) në afërsi të fshatit.[3] Emri Vladimir këtij vendbanimi iu vendos zyrtarisht pas vitit 1912 kur Ana e Malit kalon nën administrimin malazez. Pas Luftes së Dytë Botërore në dokumentet zyrtare emërtimi figuronte i shënuar në të dy format si Katërkollë - Vlladimir, ndërsa më vonë forma shqipe u eliminua.[4]

Gjendet në kryqëzimin e rrugës magjistrale M-2.4 (TivarUlqinShqipëri) dhe rrugës rajonale R-16 (Katërkollë–OstrosVir). Fshati i Katërkollës gjendet në qendër të Fushës së Anës së Malit. Kjo zonë e madhe, me tokë bujqësore përreth, ka aktualisht një përdorim të përzier agrokulturor (blegtori, qumështari dhe bujqësi).[5]

Nga investimet e fundit, janë ndërtuar pika karburanti në rrugën magjistrale. Në Katërkollë gjendet shkolla fillore "Bedri Elezaga", e cila përbëhet nga shkolla amë dhe tetë paralele të ndara. Objektet e tjera shoqërore janë të kufizuara, dhe përfshijnë një institucion parashkollor, një ambulancë, një farmaci, një xhami, disa dyqane, tregun e gjelbër dhe restorante.[5]

Fshati ka 757 banorë sipas Censusit 2011, ndërsa 754 (99.6%) janë shqiptarë sipas kombësisë[6] dhe 753 (99.5%) janë mysliman sipas fesë.[7]

Numri i banorëve sipas censuseve[8]
1948 1953 1961 1971 1981 1991 2003 2011
459 528 657 774 971 1.019 802 757

Struktura e popullsisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në shek. XVII, përktheu e përgatiti Injac Zamputi, Tiranë: Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1963. f. 257
  2. Nail Draga (1997), Gjurmë gjeografike, Ulqin: Art Club, 1997. f. 65.
  3. ILLYRIA The Albanian-American Newspaper 2016 - Nr. 2437[lidhje e vdekur]
  4. Nail Draga: Kërkime Gjeografike 9, Prishtinë 1987.
  5. 1 2 Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machinemrt.gov
  6. Tabela N1. Stanovništvo prema nacinalnoj odnosno etničkoj pripadnosti po naseljima
  7. Tabela N3. Stanovništvo prema vjeroispovijesti po naseljima
  8. Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
  9. 1 2 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).