Nail Draga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dr. Nail Draga

Nail Draga ka lindur në vitin 1957 në Draginë (Ana e Malit) Komuna e Ulqinit, ëahtë gjeografë shqiptarë.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nail Draga Dr., në vendlindje ka kryer shkollën fillore gjegjësisht në Katërkollë(1972), të mesmën-gjimnazin në Ulqin(1976), ndërsa ka studiuar gjeografinë në FSHMN në Universitetin e Prishtinës (1976-1980). Nail Draga punuar në Unversitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Dega e gjeografisë, fillimisht si asistent e më pas ligjerues(1983-1998). Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka magjistruar(1988). Disertacionin e doktoranturës e ka mbrojtur në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Ka qenë në dy mandate drejtor i shkollës “Bedri Elezaga” në Katërkollë-Ulqin(1998-2003, 2007-2011).

Nga 31.10.2011 është drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin.

Veprimtaria shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]

Dr. Nail Draga është autor këtyre librave:

1.Shqiptarët në Mal të Zi, Art Club,Ulqin, 1994,

2.Albanci u Crnoj Gori, Art Club, Ulcinj, 1995,

3.Gjurmë gjeografike, Art Club,Ulqin 1997,

4.Komente dhe opinione, Art Club, Ulqin, 1999,

5.Shpalime gjeografike, Art Club,Ulqin, 2001,

6.Meditime për identitetin, Art Club,Ulqin, 2005,

7.Kultura dhe shoqëria civile, Art Club, Ulqin, 2009

8.Intelektuali dhe paragjykimet,Art Club, Ulqin, 2013

Dr. Nail Draga kamarrë pjesë në shumë takime, tribuna, sesione, simpoziume dhe konferenca të ndryshme shkencore, nga fusha e gjeografisë, etnologjisë, historisë, ekologjisë dhe çështjeve të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.

Ka qenë anëtar i Këshillit të përgjithshëm të arsimit(2003-2008), subjektit me të lartë arsimor në Mal të Zi. Me ftesë të kongresmenit Tom Lantosh, me datën 30.10.2003, në Kongresin Amerikan në Uashington ka dëshmuar në një seancë degjimore në lidhje me Poziten dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Ka marrë pjesë në takime të ndryshme shkencore në vend dhe në botën e jashtme me kumtesa nga fusha e gjeografisë[1].

Deri më tash ka botuar rreth 300 artikuj, studime, recensione, vështrime dhe komente nga fusha e gjeografsië dhe e publicistikës, në botime të veçanta, revista dhe gazeta te ndryshme në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.[2]

Dr. Draga është një nder themeluesit e Shoqatës së Artisteve dhe Intelektualeve ART CLUB[3] (28.12.1990) në Ulqin si dhe president saj nga viti 1995-2002. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës LEMBA (shkencë, kulturë, art) nga viti 1998. Po ashtu edhe redaktor dhe recenzentë i botimeve të ndryshme ne edicionin e botimeve të Art Club-it.Udhëheqes dhe organizator i shumë veprimtarive shkencore, kulturore dhe artistike. Gjithashtu merret edhe me publicistikë.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ http://www.zeriamerikes.com/content/sdff/1204668.html
  2. ^ http://gazeta-nacional.com/?p=4834
  3. ^ http://www.visit-ulcinj.com/blog/2011/11/28/nje-njeri-i-kultures-dr-nail-draga/