Lista e kryetarëve të Bashkisë Lushnjë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Që nga viti 1992 e deri më sot Lushnja pas rënies së komunizmit është drejtuar nga 6 kryetar bashkie.Kryetar i parë i Bashkisë Lushnje pas rënies së komunizmit ishte Kujtim Haxhiu,i zgjedhur nga populli me zgjedhje të lira demokratike në vitin 1992 si kandidat i PD-së.Haxhiu e mbajti këtë post për katër vjet deri më vitin 1996 kur pasardhës i tij ishte Agim Fuga i PD-së në vitet 1996-2000.Më pas, këtë post e mbajti Ylli Myftiu, kandidat i PS-së që nga viti 2000 deri në vitin 2003 kur i zgjedhur në këtë detyrë ishte Kadri Gega i PD-së. Ai e drejtoi qytetitn nga viti 2003 deri në vitin 2007.Nga viti 2007 deri në vitin 2011 këtë post e mbajti Albert Sanxhaku i LSI-së pas aleancës që kjo parti bëri me PS-në.Prej zgjedhjeve të 8 majit 2011 këtë detyrë e mban Fatos Tushe i PS-së deri në vitin 2015.Tushe rizgjidhet kryetar bashkie për një mandat të dytë në zgjedhjet e 21 qershorit 2015.Për Lushnjën,kjo ishte një risi,pasi në historikun e 25 viteve të demokracisë,asnjë kryetar bashkie nuk ka mundur të fitojë dy herë radhazi,edhe pse kanë rikandiduar.
Kryetarët e Bashkisë Lushnje pas rënies së komunizmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri | Partia | Vitet | |
---|---|---|---|
1 | Kujtim Haxhiu | Partia Demokratike | 1992-1996 |
2 | Agim Fuga | Partia Demokratike | 1996-2000 |
3 | Ylli Myftiu | Partia Socialiste | 2000-2003 |
4 | Kadri Gega | Partia Demokratike | 2003-2007 |
5 | Albert Sanxhaku | Lëvizja Socialiste për Integrim | 2007-2011 |
6 | Fatos Tushe [1] | Partia Socialiste | 2011-2015 |
7 | Fatos Tushe[1] | Partia Socialiste | 2015- |
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kryetari i Bashkisë Lushnjë bashkialushnje.gov.al Arkivuar 13 korrik 2015 tek Wayback Machine (korrik 2015)