Jump to content

Lista e personaliteteve te arsimit te fshatit Kokaj

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lista e personaliteteve te fshatit Kokaj)

Zejnullah Halili lindi në vitin 1945 në fshatin KokajGjilanitKosovë dhe vdiq në Prishtinë24 shkurt të vitit 2004, ishte shkrimtar shqiptar. Rrjedh nga një familje e varfër nga fshati Kokaj në Malet e Karadakut. Shkollën fillore e kreu në fshatrat fqinj Llocë e Pogragjë, shkollën e mesme normale në Gjilan, ndërsa studimet për letërsinë shqipe në Prishtinë. Që në shkollën e mesme u dallua me krijimet e tij letrare. Punoi si mësues në shumë shkolla të fshatrave të Gjilanit, ndërsa më vonë u punësua në Radio Prishtinë, ku udhëhoqi emisionet për fëmijë, e më vonë redaktoi revistën letrare për fëmijë "Pionieri" dhe "GEP". Pos shkrimeve për fëmijë, ai ka publikuar vepra edhe për të rritur. Në manifestimin, tashmë tradicional "Karvani i poetëve për fëmijë" ishte njeri ndër anëtarët më aktiv dhe më i dashur për fëmijë.

Zejnullah Halili me krijimtari letrare nisi herët të bëjë emër, duke filluar që në bankat e shkollës fillore, për të përvijuar edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit. Fillimisht për disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udhëheqës i emisioneve për fëmije të RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të "Rilindjes", kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj., duke lënë pas vetit një opus letrar të pasuruar prej 26 veprave të ndryshme letrare për fëmijë dhe të rritur. Zejnullah Halili është përfaqësuar në shumë publikime dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë.

Rrustem Rrustemi u lind më 30.08.1947 në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit, në një familje me traditë bujare.

Shkollimin fillor e kreu në Pogragjë, të mesmen në Gjilan dhe studimet universitare në Universitetin e Prishtinës në Gjuhë dhe Letërsi në vitin 1982. Filloi punën si mësues i parë i fshatit në Kokaj në vitin shkollor 1967/68 në vitin e parë të hapjes së shkollës. Punoi në gazeta të ndryshme, radio dhe televizion si reporter, korrespondent dhe redaktor.

Prej 1.09.1975 deri më 1.06.1986, gazetar redaktor në Programin Informativo-Politik të Televizionit të Prishtinës. Pas mbylljes së mediave elektronike në Kosovë ngeli pa punë. Në ndërkohë kohë pas kohe u paraqit me shkrime në disa gazeta vendore të ish Jugosllavisë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, përkatësisht prej 1.10.2000 deri më 1.06.2002 punoi në detyrën e redaktorit në gazetën "Kosova Sot". Tani punon në detyrën e korrespondentit të Radio France Internationale (RFI), programi në [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe.

Gjatë punës së tij u muar me të gjitha zhanret e shkrimeve gazetareske, duke përfshirë editorialin, komentin, replikën, reportazhin, përshkrimin, skicën, fejtonin, etj.

Gjatë punës së tij në institucionet mediatike kishte funksione përgjeëse në redaksitë ku punoi. Përveç punks në redaksitë e ndryshme botoi artikuj të ndryshëm dhe shënime publicistike.

Shefki Xheladini, mësues i lindur më 30 03 1045 në Sllubicë. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa atë të tetë klasëshë në Pogragjë. Mësimet e para i muar nga mësuesi Naim nga Përlepnica dhe nga mësuesi Haki Shillova. Në vitin 1962 regjistrohet në normalen e Gjilanit të cilën e kryen në vitin 1967. Në vitin shkollor 1967/68 për herë të parë punësohet si mësues në Bilinicë. Në Kokaj filloi punën pas kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin shkollor 1968/69.

Në Kokaj fillimisht punuan mësues Rrustem RrusTtemi nga fshati Kokaj, Halil Halili nga fshati Kokaj, të cilët pastaj vazhduan studimet në Universitetin e Prishtinës në gjuhë dhe letërsi shqipe, ku i kryen studimet dhe vazhduan të jetojnë e të punojnë në Prishtinë. Pastaj në Kokaj një vit 19698/69 punoi edhe mësuesi Rrahman nga fshati Gare, Adem Jashari nga Pogragja, Rexhep Ferizi (i ndjerë) nga Pogragja, Rahim Ymeri (i masakruar nga paramilitarët serb në vitin 1999) nga Lloca, Shaip Ajeti (i ndjerë) nga Lloca.

Mësuesi Shefki punoi deri sa u pensionua dhe po atë vit(2009) vdiç në Gjilan. Ndërsa udhëton për çdo ditë për të mbajtur mësim në Kokaj në shkollën e cila numëron vetëm katër nxënës . Një nxënës në klasën e parë, një nxënës në klasën e tretë dhe një nxënës në klasën e katërt. Vitin e ardhshëm pritet të regjistrohen edhe dy nxënës në klasën e parë.

Halil Halili lindi me 8.5.1944 në Kokaj të Gjilanit.

Halili shkollën fillore e kreu në fshatin Llocë, dhe Pogragjë. Pasi mbaroi shkollën fillore mësimet i vazhdoi në shkollën e mesme Normale në Gjilan, të cilën e kreu ne vitin 1968.

Shkollën e Lartë Pedagogjike - grupi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Prishtinë. Pas përfundimit te normales punoi në fshatin Kokaj 1968/69, pastaj ne fshatin Llabjan në vitin 1971, dhe poashtu edhe në Bresalc si arsimtare i Gjuhës Shqipe deri ne fund te vitit 1973.

Halili nga dëshira për tu arsimuar vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, në Shkollën e lartë Pedagogjike - dega Gjuhë e Letërsi shqipe ku i mbaroi me sukses.

Prej vitit 1978 u inkuadrua në shkollën fillore "Emin Duraku" në Prishtinë ku punon edhe sot.

Jetoi në Prishtinë me bashkëshorten, vajzën Miranden - profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe djemtë Arsimin e Artanin të cilët përkohësisht janë në Londër. vdiç dhe u varros në Kokaj