Lista e tempujve hindu në Bareilly

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Bareilly, një qytet në shtetin indian të Uttar Pradeshit, është shtëpia e shumë tempujve të lashtë hindu. Bareilly bujt edhe qytetin-fortesë të lashtë të Ahicchattras, nga ku ishte selia e një perandorie të rëndësishme, rajoni ka gjithashtu një ndikim unik të Shivës. Katër tempuj Nath (Shiva) janë të vendosur në katër skajet e qytetit: Tempulli i Alakha Nathit, i Trivati Nathit, Madhi Nathit dhe Dhopeshwar Nathit. Në këtë mënyrë Bareilly është i njohur si Nath Nagri (Qyteti i Nathit (Shivas)). Më poshtë është një list e tempujve të ndryshëm hindu në Bareilly:

Lista[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Sita Ram Mandir, Gangapur
  • Tempulli Alakha Nath
  • Anand Ashram
  • Bankhandinath
  • Tempulli Bhagwaan Mahaveer
  • Tempulli Bhole Nath, Kurmanchal Nagar
  • Tempulli Chaurasi Ghanta, Subhash Nagar
  • Doopeshwarnath Mandir
  • Tempulli Gauri Shankar
  • Tempulli i Hanumanit (afër Hartmann College)
  • Tempulli i Hanumanit (Civil Lines)
  • Hari Mandir
  • Iskcon Bareilly
  • Tempulli Jagannath
  • Tempulli Jagmohaneshwar (Pashupatinath Mandir)
  • Kanker Kuan Nath
  • Tempulli Lakshmi Narayan
  • Tempulli Madhi Nath
  • Tempulli Nou Devi
  • Radha Madhav, Sankirtan Mandal
  • Tempulli Shiv, B.I. Bazar
  • Tempulli Shrinathpuram Sanatan Dharma
  • Shri Sai Baba Mandir
  • Shri Dauji Ka Mandir
  • Shri Chote Dauji Ma Mandire
  • Tempulli Shri Bankey Bihari
  • Tempulli Shri Turant Nath Maharaj
  • Tempulli Tapeshwar Nath
  • Trivati Nath Mandir
  • Tulsi Math

Tempulli i Alakha Nathit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli i Alakha Nathit është qendra e urdhërit Anand Akhara të Naga Sannyasinëve. Anëtarët e këtij urdhëri adhuruesish të Shivës janë të njohur edhe si Naga Baba-t. Kompleksi i tempullit përtej portës së brendshme konsiston në mjaft ndërtesa me një lloj oborri në qendër. Faltoret e mëdha dhe të vogla që janë këtu, disa brenda ndërtesave dhe disa jashtë. Besimtarët shkojnë nga një faltore në një tjetër për të bërë oferta dhe lutje. Përreth vendit ka kafshë të të gjitha llojeve. Lopët dhe dhitë janë të lidhura dhe përtej njërës nga ndërtesat është një gamilje. Tempulli Pakaria Nath është një tjetër tempull i famshëm në Bareilly. Është i vendosur në Bhoor Thana Premnager.

Tempulli i Tapeshwar Nathit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky është një nga tempujt më të vjetër në qytet, i vendosur pranë terrenit të Bsa Office Subhash Nagar Veer Bhattit afër stacionit të trenit. Këtu kryhen aktivitete të reja dhe të vjetra.

Mandiri Trivati Nathi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky tempull është i vendosur në pjesën qendrore të qytetit në rrugën Macnair. Sipas mitit Shiva-Trivati Nathi e paratha shfaqjen e tij të parë nën tre pemë Banyani në zonën e dendur Panchal në ëndrrën e një bariu. Me tu zgjuar bariu gjenti një Shiv Lingam të bukur afër rrënjëve të tre Banyanëve. Në këtë mënyrë sipas kalendarit Hindu Vikram Samvat viti 1474 është viti i shfaqjes (Prakatya) të Baba Trivati Nath Ji Bhagwanit në formën e një Shivi natyror. Ky vend gradualisht u bë qendra e adhurimit.

Tempulli i Madhi Nathit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky tempull e ndan emrin e tij me vendndodhjen e tij. Është një tempull i Shivës. Besimtarët besojnë se ky tempull është më shumë se 5000 vjeçar dhe shivlingu i këtij tempulli u vendos nga Pandavat gjatë ekzilit të tyre.

Doopeshwarnathi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli i është kushtuar zotit Doopeshwarnath. Është vendlindja e Draupadit dhe Dhrishtadyumnas në periudhën Mahabharata. Si Draupadi ashtu dhe Dhrishtadyumna konsiderohet se lindën me hirin e Shivës. Gjendet në zonën Sadar Bazar Bareilly Cantonment.

Radha Madhav Sankirtan Mandali[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bareilly është qendra e Radha Madhav Sankirtan Mandalit, që ka degë përgjatë gjithë Indisë. U themelua nga Shree J.R. Malik & Shree Ashanand Malik si dhe me gjasa u drejtua nga Y. K. Malik dhe S. Malik. Synimi i tij është të përhapi diturinë nëpërmjet Kirtanëve, Kathas, etj. Ky Mandal ka Radha Madhav Public School bashkë me Ashramët dhe një spital në Vrindavan & Barsana.

Mandiri Shri Panchmukhi Hanuman[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është një tjetër tempull i zotit Shri Panchmukhi Hanuman që gjendet në Sugar Factory Road, Subhash Nagar, Bareilly.

Tempuj të tjerë të lashtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanker Kuan Nathi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një tjetër tempull historik i zotit Ram dhe Shiv. Ky tempull u inaugurua në vitin 1885. Gjendet në Shahbaad pranë Alam Giri Ganj.

Tempulli Jagannath[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një tjetër tempull historik i zotit Shiva është në Lala Champak Rai Ki Bagia pranë Tempullit Alakhnath përballë Tempullit Ganga. Konsiderohet gjithashtu si Tempulli i Jagannathit. Është pak a shumë 200 vjeçar. Për shkak të hyrjes së kufizuar, pa rrugë të shtruara, është i frekuentuar nga më pak besimtarë se sa kundërpjesët e tjera të pakufizuara.

Tulsi Matha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pranë Tempullit të Alakhnathit është Tulsi Matha. Tulsida, shkrimtari i shquar i Ramacharitamana-ve, thuhet se ka qenë rimishërimi i Valmikit, autori i Ramayanas, duke e bërë këtë vend shtëpinë e tij rreth vitit 1600.

Tempulli Lakshmi Narayan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një tjetër tempull kulturalisht domethënës ësthë Tempulli Lakshmi Narayan i Chunne Miyanit (i vendosur në rrugën Katra Manrya pranë Bara Bazarit). Zanafilla e tij mori udhë në kohën e pavarësisë në vitin 1947. Këta mërgimtarë hindu ndërtuan një vend të vogël adhurimi midis rrënojave ekzistuese por më vonë u zbulua se vendi i përkiste Fazal-ul-Rahmanit, nofka e të cilit ishte 'Chunne Miyani'. Ai bëri një padi kundër zënies së paligjshme të tokës. Ndërkohë, tempulli vazhdonte. Një herë, Harmilapi ji Maharaj erdhi nga Haridwari për të kryer një ceremoni të shenjtë. Chunne Miyani u befasua aq shumë sa vendosi jo vetëm të tërhiqte padinë por të jipte edhe ndihma financiare për ndërtimin e tempullit. Që atëherë tempulli është i njohur në mënyrë popullore si Mandiri i 'Chunne Miyanit' dhe gjendet në rajonin Katra Maanrai të Koharapeerit.

ISKCON Bareilly[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë shpejtë ISKCON-i krijoi një nga tempujt më të mëdhenj dhe të famshëm të njohur si Shri Shri Radha Vrindavn Chandra Mandir - Aaddhtyatmik Kendra, Bareilly. Një hapësirë e madhe toke u dha nga Girdhar Ji Khandelwal Welfare Foundation për ISKCON Society dhe ndërtimi i tij ka filluar. Do të jetë në Pilibhit Road, në Khandelwal College Road. Bareilly është një nga pak qytetet e Uttar Pradeshit dhe Indisë Veriore që ka një tempull të tillë. Tempulli i përket gjithashtu Gauseva Movement të njohur si Brij Gau Seve Kendra. E njohur në mënyrë popullore si Lëvizja Hare Krishna, International Society for Krishna Consciousness (ISKCON) i përket Gaudiya-Vaishnava Sampradayas, një traditë monoteiste brenda kulturës vedike ose hindu. Është e bazuar te Bhagavad-gita, mësimet shpirtërore të zotit Krishna. Sipas traditës, ky tekst i shenjtë është më shumë se 5,000 vjeçar dhe dokumentet tregojnë bisedimin midis Krishnas dhe mikut dhe dishepullit të tij të afër, Arjuna.

Tempulli Shri Turant Nath Maharaj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Shri Turant Nath Maharaj është i vendosur në Sugar Factory Colony në SH-33, Badaun Road, Subhash Nagar. Është një tjetër tempull i Nathit në Nathnagari. Thuhet se nëse do të lutesh këtu me zemër të pastër, do të të realizohen të gjitha dëshirat.

Sai Mandir Bareilly[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është i vendosur në Kodesia Fatak, Shastri Nagar.

Bara Bagh Hanuman Mandir[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky tempull u ndërtua në vitin 1952. Është i njohur gjithashtu edhe si Dakshin Mukhi Hanuman Mandir. Tempulli vizitohet nga mijëra besimtarë çdo të Martë dhe të Shtunë. Baba Ramdas e bekoi tempullin dhe ishte personi kryesor që ndikoi në ndërtimin e tij. Menaxhohet nga "Baba Ramdas Hanuman Mandir Trust" padroni i të cilit është Shri. S.K. Agarwal (Guruji), president është Shri. Rajesh Agarwal dhe sekretar është arkitekti Sumit Agarwal. Në 60 vitet e tij, janë mbajtur 108 Shri Ram CharitrManas Navahan Paath. Kompleksi ka një Shiva Mandir me Narmadeshwar Shivling.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]