Lista e ujëmbledhësve të mëdhenj tempullorë
Appearance
(Përcjellë nga Lista e ujëmbledhësve të mëdhenj tempullor)
Kjo është një listë e Ujëmbledhësit tempullor të tempujve hindu të renditura sipas sipërfaqes që zënë.
Lista
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Renditja | Emri | Imazhi | Sipërfaqja acres |
Vendndodhja | Shënime |
---|---|---|---|---|---|
1 | Haridra Nadhi | 23 | Mannargudi, Tamil Nadu, Indi | Tempulli Rajagopalaswamy në Mannargudi është një faltore vaishnavite e vendosur në qytetin e Mannargudit në shtetin indian Tamil Nadu. Depozita Haridra Nadhi ndodhet në hyrjen e faltores ku mblishet uji i shiut. Kompleksi tempullor, duke përfshirë 16 gopuramët, 7 prakaramët (oborre të jashtëm), 24 faltoret, shtatë mandapamët dhe nëntë theerthamët e shenjtë u ndërtua nga Kulothunga Chola I dhe më vonë u rinovua nga mbretërit e vonë Chola dhe ata Thanjavur Nayak.[1] dhe ky është depozita tempullore më e madhe në Tamil Nadu. | |
2 | Depozita e tempullit Kamalalayam | 16 | Tiruvarur, Tamil Nadu, Indi | Tempulli i lashtë Sri Thyagaraja në Tiruvarur i është kushtuar aspektit Somaskanda të Shivas. Depozita e tempullit Kamalalayam mbulon rreth 16 akre dhe është një nga më të mëdhatë në vend. Karroja e tempullit është më i madhja e llojit të saj në Tamil Nadu.[2] | |
3 | Madurai Teppakulam | 16 | Madurai, Tamil Nadu, Indi | Ky është vendi ku mbreti Thirumalai Naicker gërmoi dheun për të fabrikuar tullat që i nevojiteshin për ndërtimin e pallatit të tij, Thirumalai Nayakkar Mahal. Gropa e formuar kështu tani shërben si një depozitë.[3] | |
4 | Depozita Mahamaham, Kumbakonam]] | 6.2 | Kumbakonam, Tamil Nadu, Indi | Depozita gjendet në zemër të qytetit të Kumbakonamit. Kjo depozitë mbulon një hapësirë prej 6.2 akresh dhe projekti i saj nuk është një drejtkëndësh i përsosur. Ajo është e rrethuar nga 16 Mandapa të vogla dhe një "Tempull Nava Kannika" (Nëntë lumenjtë) në krahun lindor. Të gjithë lumenjtë e Indisë thuhet se takohen te depozita gjatë festës së ditës së Mahamahamit që zhvillohet një herë në 12 vjet. Një banjë purifikimi në këtë depozitë në këtë ditë konsiderohet e barabartë me zhytjen në të gjithë lumenjtë e shenjtë të Indisë.[4] | |
5 | Depozita e tempullit Kapaleswarar | 7.5 | Chennai, Tamil Nadu, Indi | Tempulli Kapaleeshwarar është tempulli i Shivas, i vendosur në Mylapore, që ësthë në shtetin indian Tamil Nadu. Tempulli është ndërtuar në Arkitekturën tipike dravidiane, me gopuramin që mbizotëron rrugën në të cilën qëndron tempulli. Ky tempull është gjithashtu dëshmi e vishwakarma sthapathive. Tempulli ka dy hyrje të karakterizuara nga gopuramë në të dy anët. Gopurami lindor është rreth 40 m i lartë, ndërsa gopurami perëndimor më i vogël është i drejtuar nga depozita e shenjtë.[4] | |
6 | Trichy Teppakulam | 5 | Trichy, Tamil Nadu, Indi | Teppakulami është një zonë pothuajse në qendër të qytetit indian të Tiruchirappallit. Fortesa shkëmbore historike gjendet në afërsi të tij. Tempulli i fortesës shkëmbore qëndron 83m i lartë në majë të shkëmbit. Shkëmbi i lëmuar në fillim u gërmua nga dinastia Pallava por ishte dinastia Nayak e Madurait që i përfundoi të dy tempujt nën perandorinë Vijayanagara.[5] | |
7 | Depozita e Tempullit Tirukkanapuram | 4.5 | Tirukannapuram, Tamil Nadu, Indi| | Depozita e tempullit është mu përballë Tempullit Neela Megha Perumal ose Sowriraja Perumal, një Tempull hindu kushtuar zotit Vishnu i vendosur në Tirukannapuram, në shtetin indian Tamil Nadu në autostradën Kumbakonam-Tiruvarur. Është një nga "Divya Desamët", 108 tempujt e Vishnut të adhuruar nga 12 poetët shenjtorë, ose Alvarët.[6] |
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e tempujve të mëdhenj hindu
- Arkitektura e tempujve hindu
- Ujëmbledhësit tempullor indianë
- Tempulli hindu
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Tourist Guide to Tamil Nadu; Sura Books, ISBN 81-7478-177-3, ISBN 978-81-7478-177-2, fq. 64
- ^ "Thiruvarur at Tamil Nadu tourism website". Marrë më 11 nëntor 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2012. Marrë më 16 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b S. Gajrani: History, Religion and Culture of India.
- ^ Sarina Singh, Joe Bindloss, Paul Clammer & Janine Eberle: India.
- ^ M. S. Ramesh: 108 Vaishnavite Divya Desams: Divya desams in Pandya Nadu; Tirumalai-Tirupati Devasthanam.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tourist Guide to Tamil Nadu; Sura Books, ISBN 81-7478-177-3, ISBN 978-81-7478-177-2.
- S. Gajrani: History, Religion and Culture of India.
- Sarina Singh, Joe Bindloss, Paul Clammer & Janine Eberle: India.
- M. S. Ramesh: 108 Vaishnavite Divya Desams: Divya desams in Pandya Nadu; Tirumalai-Tirupati Devasthanam.