Jump to content

Lista e tempujve të mëdhenj hindu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kjo është një list e tempujve hindu të mëdhenj bazuar në sipërfaqen e tyre nëpër botë.[1]

Renditja Emri i Tempullit foto sipërfaqja (m²) Vendndodhja Arkitektura/Periudha
1 Angkor Wati
820,000 Angkori, Kamboxhia Angkor Wati është një kompleks tempullor në Angkor të Kamboxhias, i ndërtuar për mbretin Suryavarmani II në fillim të shekullit të XII si tempulli shtetëror dhe kryeqyteti i tij. Si tempulli i ruajtur më mirë në sit, është i vetmi që ka mbetur një qendër fetare domethënës që nga themelimi i tij — në fillim hindu, kushtuar Vishnut, pastaj budist. Është ndërtesa fetare më e madhe në botë.[2]
2 Tempulli Sri Ranganathaswamy në Srirangam
631,000 Tiruchirappalli, Tamil Nadu, Indi Tempulli i Srirangamit shpesh është listuar si tempulli më i madh hindu në funksion në botë (ndërsa tempulli akoma më i madh i Angkor Watit është më tempulli më i madh ekzistues). Tempulli zë një hapësrië prej 631,000 m² (156 akre) me një perimetër prej 4,116 m (10,710 këmbë) duke e bërë atë tempullin më të madh në Indi[3] dhe një nga komplekset fetare më të mëdha në botë. Tempulli është i rrethuar nga shtatë mure koncentrikë (të quatur prakaramë (oborr i jashtëm) ose mathil suvar) me një gjatësi tërësore prej rreth 9934 m ose rreth gjashtë milje. Këta mure janë të pajisur me 21 gopuramë. Kompleksi tempullor Ranganathanswamy me 49 faltore, të gjitha kushtuar zotit Lord Vishnu, është aq i stërmadh sa është si një qytet më vete. Megjithatë, i gjithë kompleksi nuk është i përdorur për qëllime fetare, tre muret e parë nga shtatë të tillët koncentrik janë të përdorur nga stabilimente tregëtare private si restorante, hotele, treg lulesh dhe banesa rezidenciale.[4] Duke llogaritur këtë fakt, tempulli renditet përsëri i treti në listën e tempujve të mëdhenj hindu pas Tempullit Thillai Nataraja dhe Tempullit Tiruvannamalai Annamalaiyar.
3 Akshardhami
240,000 Delhi, Indi Akshardhami është një kompleks tempullor hinduDelhi.[5] I quajtur edhe Delhi Akshardham ose Swaminarayan Akshardham, kopleksi paraqet një mijë vjet kulturë spiritualitet dhe Arkitekturë indiano-hindu. Ndërtesa u frymëzua dhe menaxhua nga Pramukh Swami Maharaj, kreu shpirtëror i Bochasanwasi Shri Akshar Purushottam Swaminarayan Sansthas, 3,000 vullnetarët e të cilës ndihmuan 7,000 artizanët të ndërtojnë Akshardhamin.[5][6]
4 Belur Math, tempulli Ramakrishna
160,000 Howrah, Bengali Perëndimor, Indi Belūr Maṭh ose Belur Mutt është qendra e Ramakrishna Math & Mission, themeluar nga Swami Vivekananda, një krye-dishepulli i Ramakrishna Paramahamsas. Gjendet në brengun perëndimor të Lumit Hooghly, Belur, Bengali Perëndimor dhe është një nga institucionet e rëndësishme në Kalkuta. Ky tempull është zemra e Lëvizjes Ramakrishna. Tempulli është i shquar për arkitekturën e tij që shkrin motive hindu, kristiane dhe islamike si një simbol i unitetit të të gjitha besimeve.[7]
5 Tempulli Thillai Nataraja në Chidambaram
160,000 Chidambaram, Tamil Nadu, Indi Tempulli Thillai Natarajah në Chidambaram - Chidambaram Thillai Natarajar-Koothan Kovil ose Tempulli i Chidambaramit është një tempull hindu kushtuar Shivës, i gjendur në qendrën e qytetit tempullor të Chidambaramit, qendra lindore e Tamil Nadusë, Në Indinë e Jugut. Chidambarami është një kompleks tempullor i shtrirë përgjatë 160,000 m2 në zemër të qytetit. Është me të vërtetë një tempull i madh që përdoret për qëllime plotësisht fetare. Kompleksi kryesor i Shiva Natarajas përmban edhe faltore të hyjnive si Sivakami Ammani, Ganesha, Murugani dhe Vishnu në formën e Govindaraja Perumalit.
6 Prambanani, grupi tempullor Trimurti
152,000 Yogyakarta, Indonezi Kandi Prambanani ose Kandi Rara Jonggrangu është një grup tempujsh hindu të shekullit të IX në Javan qendrore të Indonezisë, kushtuar Trimurtit, shprehje e zotit Krijues (Brahma), Konservues (Vishnu) dhe Shkatërrues (Shiva). Grupi tempullor gjendet afërsisht 17 km në veri-lindje të qytetit të Yogyakartas në kufirin midis Javas Qendrore dhe provincave Yogyakarta.[8]

Kompleksi, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është tempulli më i madh në Indonezi dhe një nga më të mëdhenjtë në Azinë Jug-lindore. Është i karakterizuar nga arkitektura e tij e lartë dhe majëzore, tipike e Arkitekturës së tempujve hindu dhe nga lartësimi 47 m i ndërtesës qendrore brenda një kompleksi të madh tempujsh individualë.[9] Prambanani tërheq vizitorë të shumtë nga gjithë bota.[10]

7 Tempulli Brihadeeswarar
102,400 Thanjavur, Tamil Nadu, Indi Tempulli Brihadeeswarar i quajtur edhe Tempulli i Madh u ndërtua nga Raxhai Raja Chola I në vitin 1010 dhe i është kushtuar Shivas. Tempulli i Madh është jo vetëm një ndërtesë mjeshtërore me vimanan, skulpturat, arkitekturën dhe pikturat e tij madhështore, po ka edhe një pasuri të mbishkrimeve në gjuhën tamil të skalitura në gurë në një kaligrafi mahnitëse. Tempulli është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Të mahnit fakti se si një tempull kaq i madh mund të ndërtohet në thjeshtë 6 vjet duke marr parasysh sasinë e gurëve dhe dheut të lëvizur dhe mungesën e makinerive moderne në atë kohë. Vimanama (kulla) kryesore me përmasa masive është 61 m e lartë, me gjasa më e larta në botë kur u ndërtua. Vimanama ka 16 kate të artikuluara në mënyrë të stërholluar dhe mbizotëron katërkëndëshin kryesor. Ka një Nandhi monolitik që peshon rreth 25 tonë dhe është rreth 3.65 m i lartë dhe 6.1 m i gjatë. Imazhi krysor i lingamit është 3.65 m i lartë.[11]
8 Tempulli Annamalaiyar
101,171 Tiruvannamalai, Tamil Nadu, Indi Tempulli Annamalaiyar është një tempull i shquar hindu kushtuar zotit Shiva dhe është tempulli i dytë më i madh (sipas hapësirës të përdorur plotësisht për qëllime fetare). Ka katër kulla në të katër anët dhe katër mure të larta guri thjeshtë si ledhet mbrojtëse të një fortese. Kulla lindore prej 11 nivelesh lartësi (66.1 m) është quajtur Rajagopuram. Muret fortifikuese me katër gopura hyrëse i ofrojnë një pamje të mrekullueshme këtij kompleksi të madh.[12]
9 Tempulli Rajagopalaswamy
93,000 Mannargudi, Tamil Nadu, Indi Tempulli Rajagopalaswamy është një faltore vaishnavite e gjendur në qytetin e Mannargudit në shtetin indian Tamil Nadu. Kulla ballore e tempullit është 47.55 m e lartë. Hyjnia kryesore është Rajagopalaswamy, një formë e zotit Krishna. Tempulli shtrihet në një sipërfaqe prej 93,000 m2 dhe depozita e tempullit quhet Haridra Nadhi, 353 m i gjatë dhe 255 m i gjerë është një nga faltoret më të rëndësishme vaishnavite në Indi. Tempulli është quajtur Dakshina Dwarka (Dwarka Jugore) bashkë me hinduistët Guruvayoor. Depozita tempullore Haridra Nadhi është gjithashtu 93,000 m2 duke e bërë atë një nga depozitat më të mëdha tempullore në Indi.
10 Tempulli Ekambareswarar
92,860 Kanchipuram, Tamil Nadu, Indi Tempulli Ekambareswarar është një tempull hindu kushtuar zotit Lord Shiva, i vendosur në Kanchipuram në shtetin indian Tamil Nadu. Është një nga pesë tempujt madhor të Shivës ose Pancha Bootha Sthalamët duke përfaqësuar elementin Tokë (secili nga Pancha Bootha Sthalamët përfaqëson një element natyror).
11 Tempulli Varadharaja Perumal
81,000 Kanchipuram, Tamil Nadu, Indi Tempulli Varadharaja Perumal i është kushtuar zotit Vishnu dhe gjendet në qytetin e shenjtë të Kanchipuramit, në shetin indian Tamil Nadu. Është një nga Divya Desamët, 108 tempujt e Vishnut që besohet se kanë qenë vizituar nga 12 poetët shenjtorë, ose Alvarët.[13] Gjendet në një rrethinë të Kanchipuramit të njohur si Vishnu Kanchi që është vendi i shumë tempujve të famshëm të Vishnut. Një nga studiuesit më të mëdhenj hindu të filozofisë Vaishnava Visisht-Advaita, Ramanuja besohet se ka qendruar në këtë tempull.
12 Tempulli Thyagaraja në Tiruvarur
80,937 Tiruvarur, Tamil Nadu, Indi Tempulli i lashtë Sri Thyagaraja në Tiruvarur i është kushtuar Somaskandas, një aspekti të Shivës. Kompleksi tempullor ka faltore të kushtuara Vanmikanatharit, Tyagarajarit dhe Kamalaambas dhe mbulon një hapësirë prej mbi 81,000 m2, ndërsa depozita e tempullit mbulon rreth 65,000 m2),[14] një nga më të mëdhenjtë në vend. Karroja e tempullit është më e madhja e këtij lloji në Tamil Nadu.[15]
13 Tempulli Jambukeswarar në Thiruvanaikaval
72,843 Trichy, Tamil Nadu, Indi Tempulli i Thiruvanaikavalit (i quajtur edhe Thiruvanaikal) është një tempull kushtuar Shivës në Tiruchirapalli (Trichy), në shetin indian Tamil Nadu. Tempulli u ndërtua nga Kocengannani (Kochenga Chola), një nga mbretërit e hershëm të dinastisë Chola, rreth 1,800 vjet më parë.[16]
14 Tempulli Nellaiappar
Tirunelveli
Tirunelveli
71,000 Tirunelveli, Tamil Nadu, Indi Tempulli i Arulmigu Swami Nellaiapparit dhe Kanthimathi Ambalit u ndërtua rreth 2500–3000 vjet më parë. Lumi Tamirabharani i përmendur nga poetët si "Porunai" rrjedh rreth qytetit. Në të shkuarën e largët qyteti ishte një pull bambush; në këtë mënyrë në atë kohë njihej si venuvanam. Një nga tempujt më të famshëm në Indi i ngulitur në traditë dhe histori si dhe i njohur për kolonat e tij muzikale dhe mrekullitë e tjera skulpturore. Tempujt u ndërtuan nga Muluthukanda Rama Pandiyani. Kolonat muzikale në Mani Mandapam që prodhojnë tinguj në gjatësi të ndryshme kru goditen (shekulli i VII nga Nindrasir Nedumarani ose Koon Pandyani), Somavara Mandapami, salla me 1000 kolona dhe Tamra sabha me punime të stërholluar druri ashtu si dhe Vasantha Mandapami janë disa nga pikat që vlejnë të përmenden në këtë tempull. Karroja tempullore që i përket këtij tempulli është karroja tempullore e tretë më e madhe në Indi dhe është më shumë se 510 vjeçare si dhe ka festivalin e karros më të vjetër në botë.
15 Tempulli Meenakshi Amman
70,050 Madurai, Tamil Nadu, Indi Tempulli Meenakshi Sundareswarar ose Tempulli Meenakshi Amman i është kushtuar zotit Shiva — që këtu është i njohur si Sundareswarari ose zoti i bukur — dhe bashkëshortes së tij, Parvati që është e njohur si Meenakshi. Tempulli përbën zemrën e qytetit 2500 vjeçar të Madurait. Kompleksi bujt 14 gopuramë të mrekullueshëm ose kulla që përfshijnë dy gopuramë të artë për hyjnitë kryesore, që janë të skalitura dhe pikturuara në mënyrë të stërholluar duke treguar mjeshtrinë arkitekturore dhe skulpturore të sthapathitëve të vjetër indianë.
16 Vaitheeswaran Koil
60,780 Vaitheeswaran Koil, Tamil Nadu, Indi Tempulli Vaitheeswaran i gjendur në shtetin indian Tamil Nadu, i është kushtuar zotit Shiva. Në këtë tempull, zoti Shiva ëshë adhuruar si "Vaitheeswarani" ose "zoti i mjekësisë"; adhuruesit besojnë se lutjet drejtuar zotit Vaitheeswaran mund të shërojnë sëmundjet.
17 Tempulli Jagannath në Puri
37,000 Puri, Odisha, Indi Tempulli Jagannath në Puri është një tempull i famshëm hindu kushtuar Jagannathit (Vishnu) në qytetin bregdetar të Purit në shtetin indian të Odishas. Emri Jagannath (zoti i Universit) është një kombinim i fjalës sanskrite Jagat (Univers) dhe Nath (zoti i).[17]
18 Mandiri Birla
30,000 Delhi, Indi Tempulli Laxminarayan (i njohur edhe si Mandiri Birla) është një tempull hindu kushtuar Laxminarayanit në Delhi. Tempulli është ndërtuar në nder të Lakshmit (hyjnesha hindu e pasurisë) dhe bashkëshortit të saj Narayana (Vishnu, Konservuesi në Trimurti). Tempulli u ndërtua në vitin 1622 nga Vir Singh Deo dhe u rinovua nga Prithvi Singhu në vitin 1793. Gjatë viteve 1933-39, Tempulli Laxmi Narayan u ri-ndërtua nga Baldeo Das Birla i familjes Birla. Kështu, tempulli është i njohur edhe si Mandiri Birla. Tempulli i famshëm vlerësohet si i inauguruar nga Mahatma Gandhi në vitin 1939. Në atë kohë, Gandhi vuri një kusht që tempulli do të lejonte hindu nga nga çdo kastë dhe njerëz të tjerë. Që atëherë tempulli ka marrë fonde për rinovimet dhe mbështetjen e tij nga famija Birla.[18]
  1. ^ "Tamil Nadu, Andhra Pradesh build temple ties to boost tourism". The Times of India. 10 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 16 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Angkor Temple Guide". Angkor Temple Guide. 2008. Marrë më 31 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Tiruvarangam Divya Desam". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Malcolm, fq. 69
  5. ^ a b "What is Akshardham". BAPS Swaminarayan Sanstha. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2008. Marrë më 28 tetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Mandir". BAPS. 2005. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2008. Marrë më 12 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Sarina Singh, Joe Bindloss, Paul Clammer & Janine Eberle: India; fq. 452
  8. ^ Prambanan Temple Compounds – UNESCO World Heritage Centre
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2011. Marrë më 16 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ Prambanan Temple
  11. ^ "Brihadeeswarar Temple". 2015. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2015. Marrë më 9 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Complete Info about Tiruvannamalai Temple". 2010. Marrë më 30 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  13. ^ Sunita Pant Bansal: Hindu Pilgrimage: A Journey Through the Holy Places of Hindus All Over India; faqe 82
  14. ^ "Tiruvarur Temple Layout". Marrë më 11 nëntor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Thiruvarur at Tamil Nadu tourism website". Marrë më 11 nëntor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  16. ^ "Tiruvanaikoil Temple". 2010. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2011. Marrë më 30 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Vedic Concepts". Marrë më 12 shtator 2006. An example in Sanskrit is seen with the word Jagat which means universe. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Birla Temple Delhi