Jump to content

Liza Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liza Gashi
Zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Në detyrë
04 April 2020 – 03 June 2020
KryeministriAlbin Kurti
MinistriGlauk Konjufca
Zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Në detyrë
02 June 2021 – Në detyrë
KryeministriAlbin Kurti
MinistriDonika Gërvalla Schwarz
Të dhëna vetjake
U lind më
Liza Gashi

30 shtator 1990 (34 vjeçe)
Gjilan, Kosovë
Partia politikeAsnjë
ShkollimiArizona State University
Wartburg College

Liza Gashi (lindur në 30 September 1990) është politikane nga Kosova e cila shërben si Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ajo është një udhëheqëse ekzekutive, risisjellëse dhe sipërmarrëse me përvojë globale në politika, hulumtime dhe angazhim të aktorëve të shumtë në qeverisje, zhvillim, migrim dhe diplomaci. Më parë ajo ka themeluar apo drejtuar Germin, KosovoDiaspora.org dhe UWC Kosova.[1][2][3] Interesat e saj përfshijnë angazhimin e diasporës në përmirësimin e gjendjes në vendet e tyre të origjinës përmes investimit, shkëmbimit të njohurive dhe pjesëmarrjes në politikëbërje.

Jeta e hershme dhe edukimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liza lindi në një familje Shqiptare nga Gjilani në vitin 1990. Në vitin 2006, në moshën 16 vjeçare ajo u largua nga Kosova për të ndjekur shkollën e mesme në Kosta Rikë.[4] Në vitin 2009, ajo fitoi një bursë të plotë për të ndjekur Wartburg College nga ku diplomoi në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Gjuhën Spanjolle dhe Shkenca Politike.[5] Gjatë një gjysmëvjetori në vitin 2012 ajo ndjeki klasë në letërsinë spanjolle, historinë dhe politikën e Amerikës Latine në Universitetin Kombëtar të Kordobës në Argjentinë.[6][7] Në vitin 2014 ajo u zgjodh si përfituese e grupit të parë të bursës Programi i Lidershipit Transformues së USAID-it në Kosovë. Si rrjedhojë ndoqi studimet e magjistraturës në Universitetin Shtetëror të Arizonës, nga ku në vitin 2016 fitoi titullin Master në Administratën Publike.[8][9][10]


Në vitin 2008, e frymëzuar nga përfitimet e studimit jashtë vendit, ajo themeloi dhe drejtoi komitetin kombëtar të UWC Kosova, një lëvizje arsimore që ndihmoi në vendosjen e liderëve të talentuar dhe të rinj të Kosovës në institucionet arsimore kryesore botërore që janë pjesë e rrjetit të Kolegjeve të Bashkuara Botërore.[11][12] Në vitin 2011, së bashku me anëtarë tjerë të diasporës ShqiptareShtetet e Bashkuara, ajo themeloi dhe shërbeu si drejtore ekzekutive e GERMIN, një organizatë jofitimprurëse e specializuar në angazhimin e diasporës në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre, nëpërmjet formësimit të diskursit publik për çështjet e diasporës dhe avokim për avancimin e politikave, legjislacionit dhe qasjeve institucionale për angazhimin e diasporës.[13] Ajo gjithashtu themeloi KosovoDiaspora.org, një platformë e angazhimit dhe diplomacisë digjitale e cila ka promovuar shtetësinë e Kosovës ndërkombëtarisht. Ajo ka përvojë në zhvillimin e politikave dhe hulumtimeve në zhvillimin ndërkombëtar, diplomacinë publike, çështjet e migrimit dhe diasporës. Ajo ka udhëhequr shumë shoqata, organizata dhe projekte për angazhimin e diasporës. Ajo flet rrjedhshëm gjuhët shqipe, angleze dhe spanjolle.[14] Ajo është anëtare e Iniciativës Evropiane për Stabilitet.[15][16] Në vitin 2022, ajo u emërua një nga Udhëheqësit e Rinj Evropianë nga Miqtë e Evropës.[17]

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në prill 2020, Znj. Gashi u emërua zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga Kryeministri i Kosovës si anëtare e shoqërisë civile pa përkatësi politike, për shkak të kontributit të saj në avancimin e kauzës së diaspora brenda diskursit Kosovar.[18] Në qershor 2021, Znj. Gashi u riemërua zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për mandatin e dytë të qeverisë Kurti.[19]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2022. Marrë më 12 prill 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://germin.org/team-members/liza-gashi/
  3. ^ https://summit.yihr.org/speaker/liza-gashi/
  4. ^ https://www.koha.net/arberi/105900/liza-ne-boten-e-diaspores/
  5. ^ https://www.uwccostarica.org/list-detail?pk=183026
  6. ^ https://www.kosovodiaspora.org/becoming-a-world-citizen-at-22-liza-has-the-world-at-her-fingertips/
  7. ^ https://www.linkedin.com/in/lizagashi
  8. ^ https://www.usaid.gov/results-data/succses-stories/kosovo-scholar-connects-kosovo-its-diaspora[lidhje e vdekur]
  9. ^ https://csteps.asu.edu/school-public-affairs-liza-gashi16
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2022. Marrë më 12 prill 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ https://www.uwccostarica.org/list-detail?pk=183026
  12. ^ https://germin.org/team-members/liza-gashi/
  13. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2022. Marrë më 12 prill 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  14. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2022. Marrë më 12 prill 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  15. ^ https://www.esiweb.org/esi-staff/liza-gashi
  16. ^ https://www.kosovodiaspora.org/becoming-a-world-citizen-at-22-liza-has-the-world-at-her-fingertips/
  17. ^ https://www.friendsofeurope.org/initiatives/european-young-leaders/
  18. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2022. Marrë më 12 prill 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  19. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2022. Marrë më 12 prill 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)