Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Çeremidëhane)
Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Çeremidëhane) | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Banjskë, Vushtrri, Kosovë |
Ndërtuar | Romake |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 23/71 |
Nr. i referencës | 3102 |
Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Çeremidëhane) është një monument i trashëgimisë kulturore në Banjskë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 23/71.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrafshëlarta në jug të fshatit Bajskë, buzë anës së djathtë të përroit të fshatit njihet me emrin ‘Seishtë’. Në jugperëndim të saj gjenden disa burime uji në mesin e të cilëve edhe një burim me ujë të vakët i cili ia ka dhënë emrin fshatit. Të shpërndara kudo në një sipërfaqe fushore prej 5–6ha ndeshen fragmente të enëve të përziera të qeramikës nga epokat parahistorike, antike dhe mesjetare, sikurse edhe tjegulla kalipter të epokës antike me lugje të theksuara.
Vendësit gjatë lëvrimit të tokës kanë hasur në gjurmë themelesh të gjata të mureve të organizuara në drejtim lindjeperëndim. Muret, sipas tyre, hetohen fare qartë gjatë stinëve të vitit kur vyshkët bimësia. Në juglindje të Seishtës në një ngastër prej rreth 0,50ha e cila ngrihet në formë të një terrace të butë, hasen kryesisht fargmente enësh mesjetare të pakta në numër, të cilat janë të përziera vetëm me fragmente të enëve të epokës parahistorike. Gjykuar sipas gjetjeve të qeramikës, kemi të bejmë me vendbanim shumështresor, ku jetesa ka nisur në epokën e neolitit, për të vazhduar në epokën e hershme të bronzit, në antikitet dhe në mesjeten e vonë. Në perëndim të Seishtës aty ku rrafshlarta vie e ngritet në trjatë të një terrace, në një vend të pyllëzuar e të lënë djerrinë, nga shkaku së mbahet i shenjtë, gjenden rrënojat e një kishe mesjetare të cilat nga vendësit njihet me emrin ‘Kisha e Vogël’. Kisha është orientuar lindje-perëndim. Vërehen faqet e mureve të brendshme të naosit dhe të absidaës. Ndërsa pronaosi, me gjasë, fshihet përfundi ledheve të dheut në anën perëndimore. [2]
Tërheq vëmendjen zbulimi i një altari votiv i cili ndodhej rreth 70cm larg mesit të absidës. Altari në përdorim dytësor ka shërbyer si bazament për vendosje të tryezës. Është punuar nga guri gëlqeror. Ka trajtë drejtkëndëshi me kurorë dhe bazë katrori. Në fushën mbishkrimore me shkronja kapitale, ku në mungesë hapësire janë vënë në përdorim edhe shkronjat e përngjitura dhe (ligatura) është shkruar mbishkrimi votiv në shtatë rreshta. Altari i përkushtohet hyut Jupiter, hyjnive dhe hyjneshave të tjera nga Gavarius Marcus Pialis i cili ishte optimo viro. (Tab XVI, 7)[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ a b Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 176–178.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine