Jump to content

Lokaliteti arkeologjik i Sukës së Cermjanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lokaliteti arkeologjik i Sukës së Cermjanit
Emri amëtar Kalaja e Cërmjanit
LlojiArkeologjike
VendndodhjaCërmjan, Gjakovë, Kosovë
NdërtuarAntikitet i Vonë, Mesjetë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
PërcaktuarE.K. 02-108/70
Nr. i referencës2085

Lokaliteti arkeologjik i Sukës së Cermjanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Cërmjan, Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër E.K. 02-108/70. [2]

Kështjella e Sukës së Cërmjanit ngrihej në veri të fshatit Cërmjan të komunës së Gjakovës, në pjesën qendrore të Rrafshit të Dukagjinit. Është ndërtuar mbi majën e sheshtë të një kodre shkëmbore në formë të rregullt trungkonike. Quhet më emrin Suka e Cërmjanit dhe ndodhet në lartësinë mbidetare 737m. Kodra e kështjellës me faqe shpatesh të pjerrëta ka një pozitë mahnitëse strategjike natyrore. Nga maja e saj kontrollohet thuajse tërë Rrafshi i Dukagjinit dhe një pjesë bukur e madhe e Rrafshit të Kosovës. Në jug e jugperëndim shikimi arrin deri të fushat e Gjakovës dhe të malet e Pashtrikut, rrëzë të cilave kundrohen kështjella Qyteza e Vogël e fshatit Botushë, Kështjella Kalaja e Lekës mbi fshatin Popoc, Kështjella Arat e Shemna mbi fshatin Babaj i Bokës dhe Kështjella Gjyteti e fshatit Greqinë. Në veri shihet Kështjella e Jerinës e fshatit Dollc dhe Kështjella Kulla e Jerinës mbi fshatin Pogragjë të Komunës së Klinës. Në veriperëndim fushat e Pejës, Gryka e Rugovës dhe kështjellat e Radacit dhe e Jabllanicës së Madhe.[3]

Kështjella ka formë jo të rregullt eliptike. Muret mbrojtëse janë ngritur përgjatë izohipsës më të lartë të përthyer të kodrës duke përkufizuar e mbyllur sipërfaqe prej 1.3 hektarë. Në lindje dhe juglindje duken gjurmët e tri kulla më planimetri drejtkëndore, kurse në skajin verilindorë gjurmët e një hyrje. Nga kërkimet e vitit 1981 në tarracën e sheshtë verilindore brenda kështjellës kanë mbetur gjurmët e mureve të disa banesave të periudhës së antikitetit më planimetri drejtkëndore, trashësia e të cilave sillet nga 60 – 70cm.[2]

Në kështjellë paraprakisht janë kryer gërmime arkeologjike në vitin 1975, me ç ‘rast është dëshmuar përfaqësimi i një shtrese të periudhës dardane të epokës së hekurit. Zbulimi i sistemit të fortifikimit dhe i gjetjeve arkeologjike dëshmuan qe kështjella kulmin e zhvillimit e arrin në antikitetin e vonë të shekujve IV – IV pas Krishtit. Në antikitetin e vonë kështjellat mbroheshin nga ushtar të mobilizuat nga popullata dardane, të cilët kishte motive të dyfishta, mbronte familjet dhe merrte pagë nga shteti. Në Sukën e Cërmjanit gjendeshin edhe gërmadhat e një kishe, e cila gjatë sundimit turk është shndërruar në tyrbe.[4]

Zbulimi i sistemit të fortifikimit dhe i gjetjeve arkeologjike dëshmuan qe kështjella kulmin e zhvillimit e arrin në antikitetin e vonë të shekujve IV – IV pas Krishtit. Në antikitetin e vonë kështjellat mbroheshin nga ushtar të mobilizuat nga popullata dardane, të cilet kishte motive të dyfishta, mbronte familjet dhe merrte pagë nga shteti. [5]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 742. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  3. ^ Haxhi Mehmetaj (16 dhjetor 2020), "Kështjella dardane e Sukës së Cërmjanit", Dardania Press, marrë më 12 dhjetor 2021
  4. ^ "Historia shekullore e Sukës së Cërmjanit (VIDEO)", Klan Kosova, 8 tetor 2018, marrë më 12 dhjetor 2021
  5. ^ H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës së Gjakovës, Prishtinë 2019, f.109 – 111.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]