Lokaliteti arkeologjik neolitik në Varosh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lokaliteti arkeologjik neolitik në Varosh
LlojiArkeologjike
VendndodhjaVarosh, Ferizaj, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3443

Lokaliteti arkeologjik neolitik në Varosh është një monument i trashëgimisë kulturore në Varosh, Ferizaj, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lokaliteti neolitik i Varoshit është një lokalitet arkeologjik i identifikuar në fshatin VaroshKomunës së Ferizajit, gjegjësisht vetëm 2 km në juglindje të këtij qyteti.

Megjithëse këtu akoma nuk janë zhvilluar sondazhe arkeologjike, në disa raste kanë dalë gjurmë të fragmenteve të ndryshme të qeramikës neolitike, kryesisht zbuluar rastësisht gjatë punimeve bujqësore të tokave; material ky në pjesën më të madhe i lëvizshëm arkeologjik që dëshmon gjurmët e një vendbanimi të hapur tipik neolitik të të dy kulturave, si të Starçevës ashtu dhe të Vinçës. Gjatë vitit 2011, në disa parcela të këtij lokaliteti arkeologjik u zhvilluan disa incizime gjeofizike, të cilat reflektuan struktura të nëndheshme që mbase mund të indikojnë gjurmë të “banesave” neolitike.[2] [3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Gashi, Milot. Kosovo Archaeological Guide, p.19, Kosovo Ministry of Culture, Youth and Sports and Archaeological Institute of Kosovo, 2012.
  3. ^ Rifati, Rexhep (2020-04-19). "Muzeu i Qytetit të Ferizajt, me mbi 1300 eksponate, por me lokal të mangët". Prointegra. Marrë më 2022-05-14.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]