Hyjnesha e Varoshit
Hyjnesha e Varoshit është një artefakt arkeologjik i gjetur në lokalitetin arkeologjik të Varoshit rreth 2 km në juglindje të qytetit të Ferizajit. Hyjnesha e Varoshit paraqet një lloj idhulli antropomorf të kohës së neolitit.[1]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hyjnesha e Varoshit është një figurinë femre e epokës së neolitit të hershëm, e punuar nga argjila e kuqe. U gjet rastësisht në vendbanimin neolitik në fshatin Varosh, pranë Ferizajt. Figurina ka trajtë të shtyllëzës së zgjatur, me duar të paformuara mirë dhe gjinj të theksuar (8 cm). Sytë janë dhënë me dy vija paralele horizontale dhe ka hundë të drejtë e të zgjatur në maje. Flokët e trajtësuar me vija të thelluara ia mbulojnë pjesën e sipërme të kokës dhe i bien mbi shpinë. Veshët janë paraqitur anash fytyrës më anë të dy shtesave konike. Paraqitja e gjinjve të theksuar e personifikon si hyjneshë të pjellorisë të mijëvjeçarit V p.e.r. [1] [2] [3]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Muzeu i Ferizajt
- Menada e Tetovës
- Arkeologjia e Ferizajt
- Busti i Gruas Dardane
- Lokaliteti neolitik i Varoshit
- Lokaliteti arkeologjik i periudhës së bronzit në Varosh
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 647. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ Kosovo Archaeological Guide, Milot Gashi, p.19, Kosovo Ministry of Culture, Youth and Sports and Archaeological Institute of Kosovo, 2012.
- ^ Rifati, Rexhep (2020-04-19). "Muzeu i Qytetit të Ferizajt, me mbi 1300 eksponate, por me lokal të mangët". Prointegra. Marrë më 2022-05-14.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)