Jump to content

Lokaliteti neolitik Gumurishtë në Surkish

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lokaliteti neolitik Gumurishtë në Surkish
LlojiArkeologjike
VendndodhjaSurkish, Podujevë, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar0301-80/86
Nr. i referencës3122

Lokaliteti neolitik Gumurishtë në Surkish është një monument i trashëgimisë kulturore në Surkish, Podujevë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 0301-80/86.

Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës (Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë.

Nuk dihet madhësia e sipërfaqes dhe as shtresëzimi kulturor arkeologjik i saj sepse nuk është kryer ndonjë sondazh i mirëfilltë arkeologjik, por nga materiali i mbledhur arkeologjik, gjatë lëvrimit të tokave bujqësore përreth arealit të saj si dhe nga disa gjetje rasti, mund të konstatohet se kemi të bëjmë me një qendër të evidentuar neolitike që është banuar gjatë kohës së gurit të ri. [2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Berisha, Milot (2012). "Archaeological Guide of Kosova" (PDF) (në anglisht). Archaeological Institute and Ministry of Culture, Youth and Sports. fq. 30. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 prill 2019. Marrë më 21 shtator 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]