Luani aziatik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Luani Aziatik

Luani Aziatik (Panthera leo persica) edhe luani persik ose luani indian është një nënlloj i llojit të luanit. Ky nënlloj i luanit jeton sot vetëm në Indi ku edhe quhet luani indian. Kjo kafshë ka luajtur për më shumë se 2000 vjet një rol shumë të madh në simbolet dhe folklorin indian. Në kohërat antike konsiderohej dyluftimi me një luan si një provim shumë i mirë për të fituar pushtetin.

Veçori[redakto | redakto tekstin burimor]

Luani aziatik është shumë i ngjashëm me luanin afrikan, por është në përgjithësi më i vogël se ai. Meshkujt arrijnë një peshë nga 150 kg deri në 250 kg kurse femrat nga 120 kg deri në 180 kg. Gjatësia e meshkujve është 1,7-2,5 m, ndërsa ajo e femrave 1,4-1,75 m. Mashkulli më i gjatë i parë ndonjëhrë kishte një gjatësi prej 2,9 m. Lartësia e krahëve të tyre është përafërsisht 1 m. Mashkulli më i gjatë i parë ndonjëhrë kishte një gjatësi prej 2,9 m. Ata jetojnë 16-18 vjet.

Parku kombëtar Gir

Shtrirja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kohërat e lashta ishte edhe banor i Evropës juglindore. Dikur shtriheshin nga Maqedonia e Greqisë deri në Indinë e sotme duke përfshirë Iranin, Afganistanin dhe Pakistanin dhe nga Kaukazi deri në Jemen. Tani ka 250-350 individë të këtij lloji, kurse sot ata jetojnë të lirë vetëm në parkun kombëtar Gir në Indi. Ky park ka 1153,42 km² hapësirë për këtë nënlloj të luanit. Luani aziatik për një kohë ishte pothuajse i zhdukur, kishte përafërsisht vetëm 100 individë, por pas ndërhyrjes së shtetit u ndalua gjuajtja e tyre dhe prapë filloi të rritet numri i tyre.