Luiz Inácio Lula da Silva
Luiz Inácio Lula da Silva | |
---|---|
Presidenti i 35-të i Brazilit | |
Në detyrë 1 janar 2003 – 1 janar 2011 | |
Paraprirë nga | Fernando Henrique Cardoso |
Pasuar nga | Dilma Rousseff |
Shefi i stafit të Brazilit | |
Në detyrë 17 mars 2016 – 18 mars 2016 | |
Paraprirë nga | Jaques Wagner |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 27 tetor 1945 Caetés, Pernambuco Suedi |
Nënshtetësia | Brazilian |
Luiz Inácio Lula da Silva (lindi më 27 tetor 1945) i njohur si Lula, është politikan brazilian. Ai ishte presidenti i Brazilit nga 1 janari 2003 deri më 1 janar 2011. Ai është një nga politikanët më të njohur në historinë e Brazilit, gjatë mandatit të tij, ishte një nga politikanët më të popullarizuar në botë.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Luiz Inácio Lula da Silva lindi më 27 tetor 1945 (por u regjistrua me datë të lindjes së 6 tetorit 1945]] në Caetés, i cili ndodhet 250 km nga Recife, kryeqyteti i Pernambucos, shtet në verilindje të Brazilit. Dy javë pas lindjes së Lulës, babai i tij shkoi në Santos me Valdomira Ferreira de Góis. Në dhjetor të vitit 1952, Kur Lula ishte 7 vjeç, nëna e tij vendosi të shkoj në São Paulo me fëmijët e saj për t'iu bashkuar me burrin e saj.
Lula u martua dy herë. Në vitin 1969, ai u martua me Maria de Lourdes, e cila vdiq nga hepatiti në vitin 1971. Në vitin 1974, ai u martua me Marisën. Ata kanë tre djem (përfshirë edhe djalin e Marisës nga martesa e saj e kaluar).
Edukimi dhe puna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lula nuk ka ditur të lexoj deri në moshë 10 vjeçare, por ai e la shkollën në mënyrë që t'iu ndihmoj familjen e tij. Ai filloi të punoj si lustraxhi dhe tregtar në moshën 12 vjeç. Në moshë 14 vjeç, ai filloi të punoj në një fabrikë.
Në moshën 19 vjeç, ai e humbi gishtin e vogël në një aksident duke punuar. Pasi e humbi gishtin, ai shkoi në shumë spitale para se të marrë kujdes mjekësor.