Lumbardhi i Pejës
![]() |
Shih: Lumbardhi (kthjellim). |
Lumbardhi i Pejës | |
---|---|
Bistrica e Pejës | |
![]() Lumbardhi i Pejës | |
Vendi |
![]() |
Grupi | Rrafshi i Dukagjinit |
Koordinatat | 42°35′57″V 20°31′11″L / 42.599251°V 20.519585°LKoordinatat: 42°35′57″V 20°31′11″L / 42.599251°V 20.519585°L |
Lloji | Lumë |
Pellgu | Drini i Bardhë |
Gjatësia maks. | 62 km (39 mi) |
Sipërfaqja | 505 km2 (195 sq mi) |
Lartësia e sipërfaqes | 1,900 m (6,200 ft) |
Vendbanimet | Peja |
Lumbardhi i Pejës (serbokroatisht: Pečka Bistrica) është një lumë në Kosovë i cili ka një gjatësi prej 62 km. Ai është degë e Drinit të Bardhë dhe i takon ujëmbledhësit të Adriatikut.
Pozita gjeografike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lumbardhi i Pejës e ka origjinën e tij nga Bjeshkët e Moknës (Malet e lagështa) pranë alpeve Cakor. Një nga degët e saj është e vendosur në një lartësi prej 1849 m mbi nivelin e detit dhe ana tjetër ka lartësi prej 2000 m mbi nivelin e detit. Nga origjina e saj në qytetin e Pejës, lumi rrjedh në një shtrat lumi malor përgjatë 34 km. Lumbardhi i Pejës furnizohet nga flukset nëntokesore në zonën malore, domethënë nga Bjeluha dhe Jetseri në anën e djathtë dhe Boga, Drela dhe Alaga në anën e majtë [1]
Rrjedha e lumit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Me rrjedhë të shpejtë të grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpëron fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndarë në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore,derdhet në lumin më të madh të quajtur “ Drini i Bardhë” që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac. Lumbardhi ka një sasi uji që prej 300 m3në sekond. . Para se ti bashkohet lumit të Drinit të Bardhë rrjedh në terrenin e fshatit Grabanicë në Klinë, në një lartësi prej 365 m mbi nivelin e detit.Gjatësia e kësaj pjese është rreth 30 km dhe ai ka një rënie mesatare prej rreth 0.47%. Lumit i bashkohen në një tokë livadh edhe dy flukse:përroi i Turjaka dhe përroi i Isniqi
Karakteristikat e lumit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pas lumit Erenik, Lumbardhi i Pejës është i dyti ujëmbleshës në zonën e përgjithshme sipërfaqësore. Mbulon 11.5% të sipërfaqes totale të pellgut Drini i Bardhë. Lumbardhi i Pejës kontribuese e rëndësishm e lumit Drini i Bardhë. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij ujëmbledhësi deri te gryka e lumit të Drinit të Bardhë është 483 km². Lumbardhi i Pejës është kryesisht lum malor me lartësia mesatare 1,822.74 m. Në pjesën e sipërme dhe të mesme, Lumbardhi i Pejës rrjedh nëpër kanione, ndërsa në pjesën e poshtme, ajo rrjedh nëpër livadhe,bregore dhe zona fushore. Gryka e Rugovës është e njohur për peisazhet e saj të bukura. Struktura e pellgut mund të përcaktohet me parametrat numerike të sipërfaqes së pellgut (F), gjatësia e ujit ndarës-rrethues (O) dhe distanca nga epiqendra pellg deri tek i profilit (U), ku është analizuar.[2]
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Pozita Gjeografike". Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 korrik 2013. Marrë më 11 qershor 2013.
- ^ "Integrated Water Resources Management for Pond in Bistrica E Pejes" (PDF) (në anglisht).