Lumi Jabllanica
Lumi Jablanica ka një gjatësi prej 85 kilometres (53 mi)* dhe rrjedh në jug të Serbisë. Lumi është një degë e majtë e lumit të Moravës së Jugut dhe ka marr emrin sipas rajonit nëpër të cilin rrjedh Qarku i Jabllanicës në Serbi.
Burimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jabllanica e ka burimin nga Malet e Gollakut, afër fshatit Gërbac, në kufirin me Kosovën. Zona është e pasur me burime termale, kështu që disa banja ndodhen pranë lumit: Stara Banja, Ravna Banja dhe më e njohura prej tyre Banja e Sijarinës. Në fshatin Maqedonce Retkocersko Jabllanica merr degën e majtë Lumin e Çokotinës (Čokotinska reka), kthehet në juglindje dhe nga kjo pikë fillon rajoni i Jabllanicës.
Rajoni i Jabllanicës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjioni i sipërm i Jabllanicës është i përbërë nga lugina e ngushtë e lumenjve në shpatet jugore të maleve Majdan dhe Radan, në këndin perëndimor të Qarkut Jabllanica dhe afër kufirit të Qarkut të Prishtinës në Kosovë. Lumi rrjedh drejt lindjes, duke kaluar qendrën rajonale të Medvegjës dhe fshatrat Rujkovac dhe Shilova, përpara se të arrijë në qytezën e Lebanës, ku Jabllanica hyn në pjesën e poshtme të luginës së saj dhe rrjedh për 48 km tjera në Fushën e ulët të Leskovacit, pjesë e ultësirës së Leskovacit, i cili në vetvete është pjesë e luginës së përbërë të Moracës Jugore (Južna Morava). Në këtë rajon, afër Lebanit, ndodhet një gjetje e famshme arkeologjike e njohur si Qyteti i Perandoreshës - Caričin grad (Iustiniana Prima).
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mala Prosvetina Enciklopedija, Botimi i tretë (1985); Prosveta;
- Jovan. Marković (1990): Enciklopedijski geografski leksikon Jugoslavije ; Svjetlost-Sarajevë;