Lythat
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Lythat (Anglisht : Warts) janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion virale specifikisht nga virusi HPV (virusi human papilloma). Ka rreth 60 lloje të ndryshme HPV. Virusi HPV stimulon rritjen e shpejte të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Lythat janë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt, nga kontakt me një objekt që është infektuar nga personi me lytha. Zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapen në pjese të tjera të trupit.
Llojet me te përhapur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plantar verruca pedis - ky lloj lyth-i shfaqet zakonisht me kokrra si ngjyra e lëkurës ose ngjyre kafe e hapur dhe ka damarë shumë të vegjël që dukën si pika të zeza. Shfaqen më shumë në këmbë.
Plantar verruca plana - lyth i sheshte, shfaqet më shumë tek adoleshentet dhe tek fëmijët, janë kokrra të lëmuara dhe pak të sheshta, gjenden më shumë në fytyrë por dhe në këmbë, sidomos tek femrat.
Plantar verruca acuminata - gjenden tek organet gjenitale, përhapen shumë shpejt, janë në ngjyre të lëkurës zakonisht si grup prej 3-4 cope, ndonjëherë janë shumë të vogla.
Kurimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shumë raste lythat janë të padëmshme dhe zhduken vete pa kurim. Lythat në zonën gjenitale duhet të konsultohen menjëherë tek mjeku. Kurimi i lythave behet me :
- Ngrirje duke përdorur lëng nitrogjen i cili shkakton lythin të bjere zakonisht pas një javë.
- Ndërhyrje kirurgjike, ku lythi hiqet dhe baza e tij shkatërrohet duke përdorur një gjilpëre elektrike ose siç njihet ndryshe deep freezing.
- Me laser, kjo përdoret vetëm në rastet kur lythat janë të vështire për tu kuruar
Gjithashtu ka ilaçe të ndryshme që mund të gjenden në farmaci por kjo zgjat gati më shumë se një muaj dhe mbasi lëkura shërohet, ka mundësi që lythi të shfaqet përsëri.
Një metode tjetër popullore e përdorur shumë nga njerëzit është me ngjitës ose duct tape. Vihet duct tape tek zona e infektuar dhe mbahet për gjashtë dite, pas gjashtë ditësh hiqet ngjitësi dhe sona e infektuar futet në ujë duke e mbajtur për disa minuta. Pastaj kruhet mirë me pumice stone. Kjo përsëritet derisa lythi të zhduket, gjë që mund të zgjasi me muaj por që ka dalë të jetë efektive.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shendetionline.com [1]