Mësimi i individualizuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mësimi i individualizuar është një organizim didaktike i punës arsimore në të cilën kërkesat e mësimdhënies harmonizohen me aftësitë dhe karakteristikat individuale të nxënësve në zhvillimin e punës mësimore. Ky lloj i mësimdhënies bazohet në punën dhe mësimin e pavarur të nxënësve dhe monitorimin e vlerësimin e vazhdueshëm të punës së tyre.

Një model i tillë i mësimdhënies mundëson një shkallë më të madhe të diferencimit midis nxënësve nga ato që mësojnë, si mësojnë dhe çfarë materiali përdorin sipas aftësive, mundësive dhe interesave të tyre. Për shkak të kësaj shkalle më të madhe të diferencimit i jepet më shumë përparësi mësimit të individualizuar.

Modeli i mësimdhënies së individualizuar përfshin mësimdhënien me probleme, mësimdhënien heuristike, shembullore, të programuar, mësimin përmes zbulimit, mentorimin dhe mësimdhënien autodidaktike.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]