Maçoku Butch
Maçoku Butch është personazh fiktiv në filmin vizatimor Tom & Jerry. Ai është një maçok i zi dhe ka sy të verdhë dhe të zi. Roli i tij ndonjëherë ndryshon nga një shok ose aleatë në rival të Tom.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Butch u krijua fillimisht nga Hugh Harman për filmin vizatimor MGM të shkurtër The Alley Cat së bashku me Toodles Galore; një model karakteri që i referohet atij si "Tom". Paraqitja e tij e parë në karikaturat Tom & Jerry ishte Baby Puss (1943), krahas Topsy dhe Meathead.
Butch është rival ndaj Tom, në Springtime for Thomas (1946) ai njihet si "Dream Boy" (pasi morri një letër dashuri të rrejshme nga Xherri' dhe vepron si rival ndaj Tomit për dashurinë e Toodles. Përveç kësaj, ai vepron edhe si kundërshtar në gara sportive kundër Tom - për shembull në tenis (edhe pse disa thojnë se macja e cila luan me Ton nuk është Butch).
Në "A Mouse in the House", Butch konkurroi me Tomin për kapjen e Xherrit. Ai dhe Tom bashkëpunuan në maksimum për të kapur Xherrin. Fatkeqësisht, ata të dy dështuan, duke e bërë Xherrin ende "të paprekshmen".
Butch zakonisht vepron si udhëheqës i macave të rrugës të cilët janë shok të Tom dhe bashkohen për ta kapur Xherrin.
Butch gjithashtu shfaqet në Tom and Jerry Tales.
Dublimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zëri i Butch bëhet nga:
- Jeff Bennett
- Jeff Bergman
- Joey D'Auria (tashmë)