Jump to content

Miushi Xherri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Miushi Xherri është personazh fiktiv dhe një nga dy protagonistët në serinë e MGM Cartoon Studio Tom & Jerry (tjetri është Maçoku Tom). Krijuar nga William Hanna dhe Joseph Barbara, Xherri është një miush kafe antropomorfe shtëpiake i cili u shfaq për herë të parë në Puss Gets the Boot (1940). Hanna fillimisht dha emrin e miut "Jinx", ndërsa Barbera pretendoi se miu nuk pati emër në paraqitjen e tij të parë. Emri "Xherri" u zgjodh nga animatori i MGM-së John Carr, i cili dorëzoi "Tom dhe Xherri" si emra të mundshëm për duetin pasi një shpërndarës i rëndësishëm Loew's Inc. në Teksas kërkoi vazhdimësi të Puss Gets the Boot. Xherri shpesh shihet duke ikur nga kurthat e Tomit, por ata ndonjëherë shihen duke bashkëpunuar kundër ndonjë armiku, siç është në episodin Triplet Trouble.

Xherri është kryesisht memec në shumicën e epizodave të Tom & Jerry, por në disa raste ai pati një zë. Zëri i tij bëhet nga:

  1. ^ Webb, Graham (2000). The animated film encyclopedia: a complete guide to American shorts, features and sequences 1900-197 (në anglisht). McFarland. fq. 45–50. ISBN 978-0-306-80917-0.
  2. ^ Hanna, William (2000). A Cast of Friends (në anglisht). Da Capo Press. fq. 20. ISBN 978-0-7864-0728-6.
  3. ^ Grimes, William (April 27, 2010). "Allen Swift, Voice Actor for Radio and TV, Dies at 86". The New York Times
  4. ^ McBride, Joseph (2 tetor 1992), "Review of Tom and Jerry: The Movie", Variety (në anglisht), 42: 34–56