Mads Mikkelsen
Mads Mikkelsen | |
---|---|
Lindi | 22 nëntor 1965 (59 vjeç) |
Kombësia | Danez |
Titulli | Mads Mikkelsen në Festivalin e Filmit në Kanë (2013) |
Mads Dittmann Mikkelsen (dëgjo (help·info); i lindur më 22 nëntor 1965) është aktor danez. Fillimisht një gjimnast dhe vallëzues, Mikkelsen filloi karrierën e aktrimit në vitin 1996. Ai u bë i famshëm në Danimarkë me rolin e Tonny, një diler droge në dy filmat e parë të trilogjisë Pusher, dhe me rolin e policit në serialin danez Rejseholdet.
Mikkelsen u bë më i njohur ndërkombëtarisht me rolin e tij si Tristian në filmin King Arthur (2004), por më së shumti njihet për luajtjen e antagonistit Le Chiffre në filmin Casino Royale (2006). Ai është gjithashtu i njohur për rolet e tij si Igor Stravinsky në filmin francez Coco Chanel & Igor Stravinsky (2008) dhe si Lucas në filmin danez The Hunt (2012), me të cilin ai fitoi shpërblimin Aktori më i Mirë në Festivalin e Filmit në Kanë. Në vitin 2012 ai u zgjodh Personi i Vitit nga Shoqata Danezo-Amerikane. Ai momentalisht është duke aktruar në serialin Hannibal në rolin kryesor të Dr. Hannibal Lecter.
The New York Times ka vërejtur se në skenën e Hollywood, Mikkelsen është "bërë një aktor i besueshëm i karakterit me një fytyrë intriguese", por deklaroi se ne vendin e tij "ai është diçka tjetër: një yll, një aksiomë, një fytyrë e kinemasë së rigjallëruar daneze".
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mads Mikkelsen tek IMDb