Manastiri i Deçanit
Manastiri i Deçanit | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Deçan, Kosovë |
Ndërtuar | Mesjetë shek. XIV |
Emri zyrtar: Monument / Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 426/47; LZVM |
Nr. i referencës | 3106 |
Manastiri Visoki Dečani (serbisht: Манастир Високи Дечани, romanizuar: Manastir Visoki Dečani, shqip: Manastiri i Deçanit) është një manastir mesjetar i krishterë ortodoks serb i vendosur afër Deçanit, Kosovë. Ishte themeluar në gjysmën e parë të shekullit të 14-të nga Stefan Dečanski, Mbreti i Serbisë.
Manastiri Visoki Dečani ndodhet buzë grykës së lumit Dečanska Bistrica rrëzë maleve Prokletije, në rajonin e Metohisë. Ndodhet rreth kilometra (1,2 mi) nga qyteti i Dečan. Manastiri menaxhohet nga Eparkia Ortodokse Serbe e Rashkës dhe Prizrenit. Manastiri ka qenë nën mbrojtjen ligjore të Serbisë që nga viti 1947 me një përcaktim të Monumentit Kulturor të një rëndësie të jashtëzakonshme. Manastiri është pjesë e sitit të Trashëgimisë Botërore me emrin "Monumentet Mesjetare në Kosovë".[1]
Manastiri i Deçanit është një monument serbisë i trashëgimisë kulturore në Deçan, Kosovë.[2] Manastiri i Deçanit , i ndërtuar në shekullinXIV, është pjesë e listës së monumenteve të mbrojtura të UNESCOs .
Manastiri është ndërtuar afër lumit Bistrica , nën shpatet e mprehta të Bjekshëve të Nemuna , dhe është indertuar nga Shën Stafeni Uroshi III i Deçanit, dajli i mbretit Millutin dhe babai i mbretit Dushan.
Një pjesë e thesarit edhe sot janë karrocat për karrocat për fëmijë nga argjendi , të cilat manastirit ia kanë dhuruar çiftet që kanë pasur fëmijë. Vlera më e madhe e thesarit është koleksioni i ikonave të piktuara nga shekulli XIV deri në fund të shek. XVII , pastaj pëmbledhja e dorëshkrimeve dhe librave të botuar , përmbledhja e dorëshkrimeve dhe librave të botuar , përmbledhja e sendeve nga metalet e çmuara etj.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Pamje nga prapa
-
Pamje nga Para
-
Ikonat
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Medieval Monuments in Kosovo". Wikipedia (në anglisht). 2021-04-25.
- ^ Lazarevska, Tetjana (12 mars 2007). Kosova Perëndimore (bot. I - Parë). Republika e Maqedonisë: Fondacioni Zhvillimore Maqedonas për Ndërmarrjet (MRFP). fq. 23. ISBN 978-9989-2044-7-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)