Manastiri i Shën Podhromit (Voskopojë)
Manastiri i Shën Podhromit (Voskopojë) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Voskopoje, Korçë, Shqipëri |
Koordinatat | 40°38′44″N 20°36′11″E / 40.645665°N 20.603005°E |
Ndërtuar | Periudha Post Bizantine, Viti 1632 (shekulli XVII) |
Organi drejtues | DRKK Korçë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 17.03.1948, 23.09.1971 |
Nr. i referencës | KO080 |
Tipologjia | Bazilikë |
Manastiri i Shën Podhromit (Voskopojë) apo Manastiri i Shën Gjon Pagëzorit (Voskopojë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopoje, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874" më "17.03.1948 / 23.09.1971".[1]
Historia dhe përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas mbishkrimit të dhuruesit, kisha brenda manastirit u ndërtua në 1632 dhe u pikturua në 1659.[2] Sot manastiri është i deklaruar monument i trashëgimisë kulturore.[3] Sot kisha është monument i trashëgimisë kulturore i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874" më "17.03.1948 / 23.09.1971".[1] Manastiri është ndërtuar në vitin 1632. Pikturimi i tij ka përfunduar në vitin 1659, 27 vjet pas hedhjes së themeleve. Ai përmban pjesën e kishës dhe dy ambjente të tjera që kanë qenë objekte shoqëruese të manastirit. Ndërtesa është dykatëshe de ka formën e shkronjës L. Kisha ka përmasa 17m x 7.65 X 9m. Ruhen në gjendje të mirë, afresket janë punuar me përbërës hekuri dhe kalciumi. Kjo kishe ka afreskët të ruajtura mirë dhe ka elemente me dekoracion tulle të vecantë. Në kishën e këtij manastiri ruheshin përshkrime, dorëshkrime dhe botime të ndryshme. Këto materiale u dëmtuan gjatë luftërave si dhe zjarreve të mëvonshme.[4]
Arkitektura e Kishës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha e shën Prodhimit ka artitekturë të stilit bizantin në formv kryqi, e përbërë nga narteksti i thjeshtë, katolikoni në trajtë qemerësh me ndriçim të pamjaftueshëm me kube në gjysmë rrethi. Ajo ka një organizim planimetrik vëllimor më të zhvilluar se kishat e tjera të kësaj kategorie. Kisha ka qenë e pajisur me dy kupola me tambur poligonal me nga tri dritare të ngushta në çdo dy faqe.
Muret e anëve veriore, perëndimore e jugore të narteksit janë rindërtuar sërish, kështu që prej nartekstit fillestar të ndërtesës së kishës qëndorn vetëm muri lindor.[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ Rousseva, Ralitsa. "Iconographic Characteristics of the Churches in Moschopolis and Vithkuqi (Albania)" (PDF). Makedonika. 35 (4): 163–191. doi:10.12681/makedonika.8. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 23 tetor 2016. Marrë më 2010-11-07.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Religious buildings with the "Culture Monument" status". Republic of Albania National Committee for Cult. Marrë më 28 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
- ^ <cite book|title=Revista e monumenteve natyrore Nr.10|url=http://imk.gov.al/site/?page_id=1251%7Clanguage=sq}} Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |