Jump to content

Mantija kosovare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Manti Kosove)
Mantia

Mantia kosovare - në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, kripë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kulecë të vegjël.

Secili kulac zmadhohet me tëhollues (okllai) sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, kripë piper i zi. Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Çdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysmë ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos.

Për 4-5 persona duhen :

1 kg miell, 2 gota ujë te vakët, 2 lugë vaj pak kripë për brumin dhe 600 g mish i grirë, 3 qepë, kripë, vaj, piper i zi.