Shko te përmbajtja

Marijana Matthäus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marijana Matthäus (lindur në 27 shtator 1971) është një biznesmene me origjinë serbe, sipërmarrëse, shkrimtare dhe personalitet i shquar me vendbanim në Londër, Angli. Ajo është themeluese, pronare dhe drejtoreshë e markës për veshje luksoze “The Marijana Matthaeus Collection”; “Lux Uniforms” që është e specializuar për dizajnimin e kostumeve për uniformat e bizneseve dhe koorporatave; "Andaj", një markë veshjesh luksoze në Londër. Në vitet e fundit, Marijana ka fituar shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe së shpejti do të lançojë produkte të tjera të lidhura me emrin e saj.

Jeta e hershme dhe edukimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marijana Matthäus, e cila emrin e lindjes e ka Marijana Čolić në serbisht, kultivoi dashurinë e saj për modën në një moshë të njomë dhe shumë shpejt mamaja do ta merrte me vete në sfilatat e modës në kryeqytetin serb, Beograd. Më pas ajo jetoi në qytetin e Nju-Jorkut ku dhe u diplomua në Universitetin e Lubinit për degën e Biznesit në 1999. Vite më vonë, ajo u regjistrua në Universitetin e Arteve në Londër- Kolegji londinez i Modës në 2014. Përveç kësaj, Marijana gëzon një diplomë universitare në Pedagogji.

Karriera profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1990 Marijana nisi karrierën e saj duke krijuar markën e famshme të këpucëve serbe Obuća Metro, duek e drejtuar me sukses nga viti 1990- 1996 në pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme. Në 2003 ajo themeloi butikun e parë të modës “My Style” në Budapest, Hungari si dhe një butik të dytë në 2007 në Salzburg, Austri ku ajo ishte duke jetuar me bashkëshortin e saj të dytë Lothar Matthäus.[1] Disa vite më vonë, në 2009, Marijana themeloi markën e saj personale me emër “Marijana Class” (më vonë u përshtat me emrin “The Marijana Matthaus Collection) si dhe kontribuoi me sfilatën e saj të modës gjatë Javës së Modës në Beograd në po të njëjtin vit.[2] Në 1 qershor 2010 Marijana prezantoi linjën e saj të parë të rrobave të banjos. [3] Dizenjimet e saj u përdorën dhe nga konkurrentet në konkurset e bukurisë në Serbi. [4] Shumë personalitete të famshme të televizionit veshin dizenjimet e saj, duke përfshirë këngëtare të famshme nga rajoni: Svetlana Ražnatović sikurse dhe Milena Vasić, Snežana Dakić, Sanja Marinković, Jelena Jovičić, Vesna Dedić, Katarina Radenković, Ksenija Mijatović. [5][6][7]

Iniciativa të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marijana Matthäus u kthye në imazhin për kompaninë “Samsung” për fushatën televizive të futbollit në 2006. [8] Në 27 prill 2010 Marijana publikoi novelin e saj të parë me titull “Amouage”.[9][10]

Jeta personale dhe mediat sociale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marijana Matthäus u martua me njërin prej biznesmenëve më të suksesshëm në rajon, Miodrag Kostić në 1990 dhe kanë së bashku tre fëmijë. Bashkëshorti i saj i dytë është trajneri gjerman i futbollit dhe futbollisti Lothar Matthäus. Matthäus momentalisht udhëton shpesherë në Londër, Budapest dhe Beograd. Ajo është njohëse e pesë gjuhëve: serbisht, anglisht, italisht, hungarisht dhe gjermanisht.[11][12] Marijana njihet për kontributin e saj filantropik në organizata bamirëse dhe kauza të ndryshme.[13][14][15]

  1. Matthäus, Marijana. "My Style". www.marijanamatthaeus.com. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2011. Marrë më 28 tetor 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Revija Marijane Mateus". Story. 14 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2014. Marrë më 5 shkurt 2013. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. B., E. (27 maj 2010). "Marijana Mateus kreira kupaće kostime". Blic (në serbisht). Marrë më 28 tetor 2011.
  4. B, R., A, M. (2 qershor 2010). "Ivana najlepša". Blic (në serbisht). Marrë më 28 tetor 2011.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  5. "Ceca u Prilepu prevazišla samu sebe". Tračara.com (në serbisht). 20 korrik 2010. Marrë më 28 tetor 2011.
  6. "Ceca Ražnatović proslavila rođendan". Hello! (në serbisht). 15 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2012. Marrë më 28 tetor 2011.
  7. "Famous in Marijana Class". Marijana Class. www.marijanamatthaeus.com. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2011. Marrë më 5 shkurt 2013. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. Article in Blic News
  9. "Marijana Mateus promovisala knjigu". Blic. 27 prill 2010. Marrë më 5 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. "Amoaž - iskrena knjiga Marijane Mateus". Mondo. 27 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2012. Marrë më 5 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. Stanković, Simonida (2006). "Marijana Mateus: Žena koja živi kako želi". Puls (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2011. Marrë më 28 tetor 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  12. Karanović, Zorica (10 prill 2008). "Dva uspešna muža i kolekcija". Politika (në serbisht). Marrë më 28 tetor 2011.
  13. "Marijana Mateus priprema humanitarni bal". Svet (në serbisht). 27 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2010. Marrë më 28 tetor 2011.
  14. "Svetosavski bal". Story (në serbisht). 29 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 tetor 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  15. "Bal vraćen među oficire". Politika (në serbisht). 31 janar 2011. Marrë më 28 tetor 2011.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]