Marly (Almir Leka)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marly (Almir Leka)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marly është një këngëtar dhe kompozitor i njohur shqiptar. I lindur në vitin 1997, ai u rrit me muzikë dhe zhvilloi pasionin e tij nga viti në vit. Në vitin 2009 filloi të bënte mbulesa kitarë dhe aty ku gjithçka filloi të merrte përmasa të reja. Në vitin 2013 ai mori pjesë në një "Maratonën muzikore" lokale dhe në të njëjtën kohë filloi të bënte seanca të gjalla në shumë klube të ndryshme. Fillimisht ai formoi dyshen e njohur te hip hopit, "Sant&Marly" me këngëtarin e njohur Santi. Prej aty rrugëtimi i tyre pason me projektet e para sëbashku qe me pas do te sillnin firmosjen e kontrates menaxheriale në vitin 2015 me labelin Gmaj7Productions drejtuar nga kompozitori i njohur Gent Myftaraj. Sukseset e para në këtë label fillojnë që me këngët e para si "Dalim", "Ne Yo", "DMPL", per të pasuar me hitet

"Hola", "Me Pelqen Ajo" dhe "Per Ty Mbarova". Gjatë punës në produksionin Gmaj7Production, Marly bashkëpunoi edhe me këngetarë te tjerë si Devis Xherahu, dhe Lauresha Ramadani. Në vitin 2019 ai sëbashku me Santin deklarojne ne rrjete sociale largimin misterioz nga produksioni i Gent Myftaraj, për te nisur karrierën e tyre si këngëtare të pavarur.

Marly (Almir Leka)
Informacione
Lindja 21 Janar 1997
Prejardhja Shqipëri
Zhanri Rep
Profesion(e) Muzikant
Vite aktiv 2013- vazhdon
Bashkëpunim(e) me Sant, Devis Xherahu,

Lauresha Ramadani, Gent

Myftaraj

Më datë 18 Maj 2016, Sant & Marly publikojnë videoklipin "Dalim". Videoklipi u prodhua nga Foxesfilm.

Më datë 29 Qershor 2016, Devis Xherahu publikon videoklipin "Me Pelqen Ajo", në bashkëpunim me Marly. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj.

Më datë 17 Nëntor 2016, Sant & Marly publikojnë videoklipin "Ne Yo".

Më datë 26 Mars 2017, Sant & Marly publikojnë videoklipin "Dmpl".

Më datë 3 Qershor 2017, Devis Xherahu publikon videoklipin "Per Ty Mbarova", në bashkëpunim me Marly. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj.

Më datë 17 Nëntor 2017, Sant & Marly publikojnë videoklipin "Hola", në bashkëpunim me Lauresha. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Lauresha Ramadani, Sant, Marly (Almir Leka), ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Më datë 17 Janar 2020, Sant & Marly publikojnë videoklipin "Casa De Papel". Teksti u shkrua nga vetë djemtë, ndërsa produksioni audio dhe video i takon 2Br Entertainment. [1]

[2]

  1. ^ "www.teksteshqip.com/almir-leka/biografia". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "www.instagram.com/marly.officialmusic/". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)