Jump to content

Marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Kosova i njeh shtatë grupe etnike si minoritete zyrtare:serbët (1.5%),boshnjakët (1.6%), turqit (1.1%), ashkalinjtë (0.9%),goranët (0.6%),egjiptasit (0.6%) dhe romët (0.5%). [1]

Marrëdheniet shqiptaro-serbe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konflikti ndëretnik mes serbëve dhe shqiptarëve ka ndodhur për pretendime territoriale. Edhe pse Kosova i përkiste ende formalisht Serbisë, bashkëjetesa e shqiptarëve dhe e serbëve nuk ishte e mundur para se në Jugosllavi të ndodhte një reformë fundamentale politike për krijimin e një shoqërie demokratike. [2] Misioni i OSBE-së, OKB-së dhe BE-së ka qenë krijimi i një shoqërie multietnike. Megjithatë, rregullimi i raporteve ndëretnike ka has në vështirësi. [3]

Marrëdhëniet e shqiptarëve me komunitetin RAE

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesëtarët e komunitetit RAE jetojnë kryesisht në zona me popullsi të përzier (shqiptarë, serbë, turq, boshnjakë, romë, ashkali, egjiptas, etj.). Një numër i konsiderueshëm i tyre (26.3%) parapëlqejnë të banojnë në zona me përzierje të lartë etnike. [4]

Legjislacioni i Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kushtetuta e Kosovës njeh të drejta të veçanta për komunitetet që jetojnë në territorin e Kosovës. Struktura legjislative në Kosovë iu ka ofruar mundësinë komuniteteve në pjesëmarrje efektive, përmes ofrimit të të drejtave të avancuara si; e drejta për të krijuar parti politike dhe përfaqësimin e garantuar në të gjitha nivelet e qeverisjes.[5]

Neni 57.1 Banorët që i përkasin një grupi të njëjtë kombëtar ose etnik, gjuhësor ose fetar, tradicionalisht të pranishëm në territorin e Republikës së Kosovës (Komunitetet), gëzojnë të drejta të veçanta, të përcaktuara me këtë Kushtetutë, krahas të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të përcaktuara në Kapitullin II të kësaj Kushtetute.

Neni 59.2 të marrin arsimim publik në të gjitha nivelet, në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës se Kosovës, sipas zgjidhjes së tyre. [6]

Gjithëpërfshirja në arsim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për vitin 2015/2016, struktura etnike e femijëve të përfshirë në arsimin parashkollor sipas komunave është; 99.1% e femijëve që vijojnë arsimin parashkollor janë shqiptarë, ndërsa vetëm 0.9% perbëjnë grupet etnike. Në arsimin parafillor, 95.7% janë shqiptarë, ndërsa 4.3% janë grupet e tjera etnike. Numri i nxënësve sipas përkatësive etnike në arsimin fillor dhe të mesëm, është 95.6% shqiptarë, ndërsa 4.4% janë grupet etnike. Struktura etnike në arsimin parauniversitar, përfshin 96.1%, ndërsa 4.4% janë grupet e tjera etnike. Mësimdhënësit sipas përkatësisë etnike në komuna; 97.2% janë shqiptarë, ndërsa 2.8% janë grupet e tjera etnike.[7]

  1. ^ http://ask.rks-gov.net/
  2. ^ Detyra nw Beograd, Martti Ahtisari, fq.200, Prishtine 2008
  3. ^ Detyra ne Beograd, Martti Ahtisari, fq.205, Prishtine 2008
  4. ^ http://www.kipred.org/repository/docs/Marr%C3%ABdh%C3%ABniet_Nd%C3%ABretnike_n%C3%AB_Ballkanin_Per%C3%ABndimor_Implikimet_p%C3%ABr_Kosov%C3%ABn_435270.pdf
  5. ^ [ https://www.kipred.org%2Frepository%2Fdocs%2FMarr%25C3%25ABdh%25C3%25ABniet_Nd%25C3%25ABretnike_n%25C3%25AB_Ballkanin_Per%25C3%25ABndimor_Implikimet_p%25C3%25ABr_Kosov%25C3%25ABn_435270.pdf&h=ATMqbgMecr5-K0MQzi9mQVuFLKdcDEGozXwQcKPQd8BQ1Rmv7z69bP2w97CMHcJWpu0ct-045q_4CzCSn1PWn6ibhUJ1VGMbfgKuJ1SzX4sFYzlFDfMq3xR0aMh-HYCB7JrnPQyZJmZFQA http://www.kipred.org/repository/docs/Marr%C3%ABdh%C3%ABniet_Nd%C3%ABretnike_n%C3%AB_Ballkanin_Per%C3%ABndimor_Implikimet_p%C3%ABr_Kosov%C3%ABn_435270.pdf] , fq.26. )
  6. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 gusht 2017. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2018. Marrë më 24 shtator 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)