Marrëdhënjet ruso-ukrainase

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marrëdhëniet ruso-ukrainase janë marrëdhënie komplekse dypalëshe ndërkombëtare midis Federatës Ruse dhe Ukrainës, dy shtete kufitare në hapësirën post-sovjetike. Këto marrëdhënie kanë qenë mjaft të tensionuara që nga viti 2014, në kontekstin e krizës ukrainase, për shkak të krizës së Krimesë, mas të cilës Krimea dhe Sevastopoli (të dytë ishin territore ukrainase që nga viti 1954) aneksohen në mënyrë të njëanshme nga Federata Ruse pas referendumit të vitit 2014. Këto teritore nuk njifen si ruse nga shumica e anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar, mes tjerash për shkak të Luftës së Donbasit, në të cilën Rusia dyshohet se ka ndërhyrë duke zhvilluar luftë hibride. Rusia ka një ambasadë në Kiev dhe konsullata në Kharkiv, Lviv dhe Odessa . Ukraina ka një ambasadë në Moskë dhe konsullata në Rostov-on-Don, Shën Petersburg, Yekaterinburg, Tyumen dhe Vladivostok.