Jump to content

Matriksi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Matrix është një film aksion fantastiko-shkencorë i vitit 1999 [1] shkruar dhe drejtuar nga Wachowskis. Aty marrin pjesë Keanu Reeves, Laurence Fishburne, Carrie-Anne Moss, Hugo Weaving dhe Joe Pantoliano dhe është seria e parë e serive të Matrix. Ajo përshkruan një të ardhme të degraduar, në të cilën njerëzimi është bllokuar pa dijeni brënda një realiteti të simuluar, Matrix-i, krijuar nga makina inteligjente për të shpërqendruar njerëzit teksa përdorin trupat e tyre si një burim energjie. [2] Kur programuesi i kompjuterave Thomas Anderson, nën pseudonimin e hakerit " Neo ", zbulon të vërtetën, ai "i kundërvihet me rebelim makinave" së bashku me njerëz të tjerë që janë çliruar nga Matrix.

Matrix është një shembull i një nënzhanri cyberpunk i filmave fantastiko-shkencorë. Qasja e Wachowskis-ve në skenat e aksionit u influencua nga filmat e animacionit japonez [3] dhe arteve marciale, dhe përdorimi në film i koreografëve të luftimeve dhe të teknikave të wire fu nga kinematë e filamve aksion të Hong Kong-ut ndikoj në prodhimin e mëvonshëm të filmave aksion në Hollywood . Filmi është i njohur për popullarizimin e një efekti vizual të njohur si " koha e plumbit ", ku perceptimi i theksuar i disa personazheve të caktuar, shfaqet duke lejuar që veprimi brenda një sekunce të eci me lëvizje të ngadaltë ndërsa kamera duket sikur lëviz nëpër skenë me shpejtësi normale, duke lejuar lëvizjet e shpejtuara të disa personazheve të perceptohen si normale. Ndërsa disa kritikë e kanë vlerësuar filmin për trajtimin e tij të temave të vështira, të tjerë kanë thënë se tema më të thella janë lënë kryesisht në hije nga skenat e aksionit.

Në një hotel të braktisur të Chicago-s, një grua (që më vonë u zbulua se ishte Triniti) është në futur në qoshe nga një ekip policie, por i mposht shpejt ata me aftësi mbinjerëzore. Ajo ikën, ndjekur nga policia dhe një grup misterioz agjentësh të veshur me kostum, të aftë veprime të ngjashme mbinjerëzore. Ajo i përgjigjet një thrrje nga një telefon publik dhe zhduket.

Programuesi i kompjuterave Thomas Anderson, njohur nga komuniteti i hakerave me pseudonimin " Neo ", ndjen se diçka nuk është në rregull me botën dhe është në pikëpyetje nga takime të përsëritura në internet me shprehjen "Matrix". Trinity e kontakton dhe i thotë se një burr i quajtur Morpheus ka përgjigjet që ai kërkon. Agjentët, të udhëhequr nga Agjenti Smith, kapin Neo-n dhe e kërcënojnë atë që ta ndihmoj të kapin "terroristin" Morpheus. I palëkundur, Neo më vonë takohet me Morpheus-in, i cili i ofron atij një zgjedhje midis dy pilulave ; të kuqen për t'i treguar atij të vërtetën në lidhje me Matrix, dhe blunë për ta rikthyer atë në jetën e tij të mëparshme. Pasi Neo gëlltit pilulën e kuqe, realiteti i tij shpërbëhet dhe zgjohet në një "enë" të mbushur me lëng midis shumë të tjerëve, të bashkangjitur me një sistem elektrik të sofistikuar. Ai rikthehet dhe sillet në bordin e nëndetses së Morpheus, Nebukadnetsarin .

Ndërsa Neo rikuperon nga jeta pasive fizike në pod, Morpheus shpjegon të vërtetën. Në fillim të shekullit XXI, pati një luftë midis njerëzve dhe makinave inteligjente . Kur njerëzit bllokuan qasjen e makinerive ndaj energjsë diellore, makinat u përgjigjën duke mbledhur fuqinë bioelektrike të njerëzve, duke i mbajtur ato të 'qetësuar' në Matriks, një realitet i përbashkët i simuluar i modeluar pas botës ashtu siç ishte në fund të shekullit20-të . Ndërsa makinat kanë pushtuar botën, qyteti i Zionit mbetet ende si streha e fundit e njerëzve të lirë. Morpheus dhe ekuipazhi i tij janë një grup rebelësh që hakerojnë në Matrix për t'i "shkëputur" njerëzit e skllavëruar dhe për t'i rekrutuar; të kuptuarit e tyre për natyrën e simuluar të Matriks u lejon atyre të thyejnë ligjet fizike, duke u dhënë aftësi mbinjerëzore. Morpheus paralajmëron Neo-n se vdekja brenda Matriks vret gjithashtu dhe trupin fizik, dhe se Agjentët që ai takoj janë programe të fuqishme kompjuterike që eliminojnë kërcënimet ndaj sistemit, ndërsa makinat e quajtura Sentinel kërkojnë të shkatërrojnë njerëzit në botën reale. Shkathtësia e Neo-s gjatë trainimeve virtuale luftarake i jep besueshmëri bindjes së Morpheus-it se Neo është "Një-shi", një njeri veçanërisht i fuqishëm, i profetizuar për të çliruar njerëzimin dhe për t'i dhënë fund luftës.

Grupi hyn në Matrix për të vizituar Orakullin, profetin që parashikoi shfaqjen e Një-shit. Ajo i nënkupton Neo-s, se ai nuk është Një-shi dhe e paralajmëron se ai do të duhet të zgjedhë midis jetës së Morpheus dhe të tij n. Grupi ësulmohetApapritur nga gjentëvdhe forca speciale të informuar nga Cypher,një anëtar i pakënaqur i ekuipazhit i cili kërkon të tradhtojë Morpheus në këmbim të një jete të rehatshme në Matrix. Morpheus e lejon veten të kapet në mënyrë që pjesa tjetër e ekuipazhit të shpëtojë. Cypher del i pari nga Matrix dhe vret disa anëtarë të ekuipazhit kur ata qëndronin të pambrojtur në botën e real.Para se të shkoj për të vrar Neo-n,Tank, një pjesëtar i ekuipazhit të cilin e kishte vetëm plagosur,arrin ta vras Cypher-in.

Në Matrix, Agjentët e marrin në pyetje Morpheus për të marr kodet e tij të hyrjes në kompjuterin kryesor në Zion.Tank propozon vrasjen e Morfusit për ta parandaluar këtë gjë, por Neo vendos të kthehet në Matrix për ta shpëtuar Morpheus-in, ashtu siç ishte profetizuar nga Orakulli; Trinity këmbëngul për ta shoqëruar atë. Gjatë shpëtimit të Morpheus-it, Neo fiton besim në aftësitë e tij, duke kryer veprime të ngjashme me Agjentët. Morpheus dhe Trinity dalin nga Matrix, por Smith i bën pritë dhe e vret Neo-n përpara se ai të largohej nga Matrix. Ndërsa një grup i Sentinelësh sulmojnë Nebukadnetsarin, Trinity i pëshpërit Neo-s se ai nuk mund të jetë vdekur, sepse ajo e do atë dhe se Orakulli i ka thënë asaj se do të dashurohet me Një-shin. Ajo e puth Neo-n dhe ai ringjallet me fuqi të reja për të perceptuar dhe kontrolluar Matrix. Ai e mposht me lehtësi Smith-in dhe e lë Matrix në kohë e duhur që pulset elektromagnetike të anijes të çaktivizojnë Sentinelët.

Më vonë, Neo bën një telefonatë brenda Matrix, duke u premtuar makinave se ai do t'u tregojë të "burgosurve" të tyre "një botë ku çdo gjë është e mundur". Ai e mbyll telefonin dhe fluturon në qiell.

  1. ^ "The Matrix laid the template for the gritty, gravity-defying, self-seriously cerebral modern blockbuster". Vulture.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Allen, Jamie (28 nëntor 2012). "The Matrix and Postmodernism". Prezi.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Matrix Virtual Theatre". Warnervideo.com. Warner Bros. Pictures. 6 nëntor 1999. Interview with the Wachowski Brothers. Marrë më 29 nëntor 2012. We liked Ghost in the Shell and the Ninja Scroll and Akira in anime. One thing that they do that we tried to bring to our film was a juxtaposition of time and space in action beats. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)