Jump to content

Mbishartesa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një nënshartesë me një mbishartesë
Një nënshartesë me disa mbishartesa

Mbishartesa është një term në fushën e bujqësisë dhe hortikulturës që ka kuptimin e një sythi ose bisku që vendoset mbi një nënshartesë. [1] [2]:466

Mbishartesa është pjesa e sipërme e bimës së kombinuar që prodhon një bimë pasardhëse ndërsa pjesa e poshtme quhet nënshartesa. Mbishartesa zakonisht lidhet me nënshartesën pak mbi vijën e ndarjes së bimës me sipërfaqen e tokës; megjithatë, shartimi me lloje të tjera mund të ndodhë edhe në pjesën e sipërme mbi këtë vijë, duke lënë një nënshartesë të përbërë nga pjesa e poshtme e kërcellit të bimës dhe sistemit të saj rrënjor. Në të shumtën e rasteve, për rrënjët e saj zgjidhet nënshartesa e duhur për shkat të karakteristikave të saj kualitative ndërsa edhe mbishartesa po ashtu për karakteristikat e saj të dëshiruara si p.sh. gjethet, lulet ose frutat e saja. Mbishartesa si një bimë pasardhëse përmban gjenet e dëshiruara për t'u dyfishuar në prodhimin e ardhshëm nga bima e shartuar. Në mënyrë që të kryhet një shartim sa më i suksesshëm, indet vaskulare të kambiumit të bimës së trashë dhe të farës duhet të vendosen në kontakt me njëra-tjetren. Kështu që dy indet duhet të mbahen të gjalla derisa transplantimi të ketë sukses, dhe që është zakonisht një periudhë prej disa javësh.[3] [4]

  1. ^ Hottes, A.C. (1925). Practical plant propagation: an exposition of the art and science of increasing plants as practiced by the nurseryman, florist and gardener. New York: A.T. De La Mare. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Hartmann, H.T.; Kester, D.; Davies, F.; Geneve, R. (2001). Plant Propagation: Principals and Practices (bot. 7th). Prentice Hall. ISBN 978-0-136-79235-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Melnyk, Charles W.; Schuster, Christoph; Leyser, Ottoline; Meyerowitz, Elliot M. (maj 2015). "A Developmental Framework for Graft Formation and Vascular Reconnection in Arabidopsis thaliana". Current Biology. 25 (10): 1306–1318. doi:10.1016/j.cub.2015.03.032. PMC 4798781. PMID 25891401. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Kumar, G. (2011). "Propagation of Plants by Grafting and Budding" (PDF). Pacific Northwest Extension. fq. 3–5. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)