Jump to content

Mediamorfozë the metakomunikim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

“Mediamorfozë dhe metakomunikim” është një libër shqiptar, botuar në vitin 2017.[1] Ky libër është shkruar nga autori Artan Fuga. Tematika kryesore e këtij libri është transformimi i medias dhe ajo çfarë ndodh përtej komunikimit.

Mediamorfozë dhe metakomunikim
AutorArtan Fuga
Titulli origjinalMediamorfozë dhe metakomunikim
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
BotoiPapirus
Data e botimit
2017
Faqe872
ISBNISBN 978-9928-4455-0-6

Përmbledhje e librit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky libër i kushtohet mediamorfozës dhe metakomunikimit. Media karakterizohet, përgjatë historisë së saj, nga transformime herë të shpejta dhe të vrullshme, herë të tjera graduale dhe lineare. Sot, prej dy dekadash, në kuadrin e metamorfozës së saj, media ndodhet përpara dilemash të mëdha. Ajo po përjeton një paradoks. Teknologjia e informimit ka bërë që media masive të ketë sot në dorë mundësi të pakrahasueshme për të konceptuar, edituar dhe shpërndarë përmbajtje. Forma të reja gazetarie kanë lindur. Ky revolucion, po përkon me një krizë të thellë të medias. Industria e telekomunikaconit, media konvencionale po përjeton një fazë dilemash që lidhen më vetë qëdrueshmërinë dhe ekzistencën e saj. Kjo është temaika kryesore e këtij libri.[2]

  1. Informimi dhe media nën ndikimin e ndryshimeve teknologjike
  2. Media në hapësirën publike
  3. Media si instrument ndërtimi identitetesh
  4. Media dhe komunikimi masiv në këndvështrim epistemologjik
  5. Brenda sistemit të mediave

Kujt i drejtohet ky libër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Vozitës në web dhe gazetarë qytetarë, si edhe moderatorë, komentues dhe audienca rrjetesh sociale.
  • Prindër që duan të dinë se përse të rinjtë nuk i honepsin më gazetat dhe televizionet.
  • Gazetarë të rinj apo të pasionuar pas gazetarisë.
  • Publik i gjerë që dëshiron të dijë si funksionon media.
  • Studentë në shkenca sociale do të gjejnë idenë se përse komunikimi shpjegon të gjithë shoqërinë.
  • Studiues në albanologji për t'u njohur me pikëpamjet e mia se gjuha nuk shpreh identitetin thelbësor të një kombi dhe përse shqiptarët nuk janë as më shumë dhe as më pak gjakmarrës dhe të cekët në fe se popujt e tjerë.
  • Menaxherë dhe pronarë mediash që duan të dinë se përse mediat e tyre janë në vështirësi.
  • Studentë të gazetarisë që duan të thellohen në profesionin e tyre.
  • Kurreshtarë që duan të dinë se përse nuk ekziston shkaku, përse informacioni masiv nuk e paraqet dot të vërtetën, përse faktet nuk barazohen me të vërtetën.

Mediamorfozë the metakomunikim Papirus

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mediamorfozë dhe metakomunikim Papirus


  1. ^ "Mediamorfoze dhe Metakomunikim". PAPIRUS (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2018. Marrë më 2018-05-27.
  2. ^ Fuga, Artan (2017). Mediamorfozë dhe metakomunikim. Tiranë, Shqipëri: Papirus. ISBN 978-9928-4455-0-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)