Jump to content

Medreseja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Medrese)
Medrese në Malajzi
Porta e Medreses Kasimije në Mardin, Turqi

Medreseja (arabisht: مدرسة madrasa) është një fjalë arabe që përfaqëson çdo lloj institucioni arsimor, laik ose fetar, qoftë për arsimin fillor, arsimin e mesëm apo të lartë. Fjala ‘medrese’ do të thotë ‘të studiosh në një vend’. Në arabisht dhe në shumë gjuhë të ndikuara nga arabishtja, medreseja (medreza, madraza ose medrese) përfaqëson çdo institucion mësimor privat, publik, laik dhe fetar, duke përfshirë një shkollë ose institucion tjetër të arsimit të lartë apo një universitet për nxënësit ose studentët myslimanë ose jomyslimanë.[1] [2]

Në vendet islame, medreset zakonisht përfshijnë disa kurse, shpesh dy, si hifz (memorizimin e të gjithë Kuranit) dhe ‘alim (për ata që duan të bëhen udhëheqës myslimanë). A’limi mëson interpretimin e Kur’anit, ligjin islam, mësimet e profetit Muhamed, logjikën dhe historinë myslimane. Megjithatë, në vendet e pakicave myslimane, duke përfshirë perëndimin, medreseja i referohet një sistemi edukimi dhe arsimit fetar ku nxënësit studiojnë përmbajtjen islame në arabisht, duke përfshirë Kuranin, hadithet, historinë islame dhe letërsinë arabe. Shumica e medreseve janë zakonisht, por jo gjithmonë, të lidhura me xhami.[3] [4] [5] [6]

  1. ^ "Madrasa" Oxford Dictionaries Arkivuar 6 qershor 2019 tek Wayback Machine, 6 June 2019
  2. ^ "Madrasah". Collins English Dictionary. HarperCollins. Marrë më 6 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Madarasaa". WordAnywhere. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 20 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Alternate Spellings of Madrassa". ThoughtCo. Marrë më 2017-05-30. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Madrasah ʻāmmah (arabisht: مدرسة عامة) translates as 'public school', madrasah khāṣṣah (arabisht: مدرسة خاصة) translates as 'private school', madrasah dīnīyah (arabisht: مدرسة دينية) translates as 'Parochial school (religious school)', madrasah Islāmīyah (arabisht: مدرسة إسلامية) translates as 'Islamic school', and madrasah jāmiʻah (arabisht: مدرسة جامعة) translates as 'university'.
  6. ^ İnalcık, Halil. 1973. "Learning, the Medrese, and the Ulema." In The Ottoman Empire: The Classical Age 1300–1600. New York: Praeger, pp. 165–178.