Jump to content

Imer Alushani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mer Alushani)
Imer Alushani
Pseudonimi/etVoglushi
Në aleancë meUÇK
Vite shërbimi1980-1998
GradaKomandant
Betejat/luftratLufta e Kosovës  

Imer Muharrem Alushani lindi në fshatin Bushat - ish Komoran të Komunës së Gllogocit, tani të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në Komoran e atë të mesmen në Drenas. Familja e tij, si shumë familje të tjera të Drenicës, jetonte në kushte të vështira ekonomike, andaj nuk pati kushte për të vazhduar studimet, por mori rrugën e kurbetit në shtetin kroat.

Ishte aktiv në demonstratat dhe protestat Anti-Jugosllave por mllefin e tij e paraqiti që nga vitet 1980, 1981, 1989 ku mori pjesë në çdo protestë që organizohej në Drenicë dhe në mbarë Kosoven. Per këtë arsye ishte në shenjestër nga UDB-ja, që e burgosën dhe e denuan me katër vite burgim.

Pas mbarimit të burgut famëkeq kyçet në radhet e UÇK-së përmes Komandantit Legjendar Adem Jasharit së pari në Likoc ku i kreu edhe stervitjet ushtarake. Por ishte i pergatitur për luftë, fizikisht e psiqikisht. Imeri edhe pse ishte shtatgjatë mbi dy metra, gjatë luftës njihej me pseudonimin "Voglushi".

Mori pjesë ne luftimet ne fshatrat: Gjergjicë, Balincë, Arllat dhe ishte strategu dhe kordinatori i iniciatives për mbylljen e Grykes së Llapushnikut më 9 maj te vitit 1998 dhe mbylljes së arteries së armikut nga Gryka e Carraleves e deri në Kaçanik. Arma e tij kryesore ishte raketahedhës, me të cilen ju doli ne ndihmë shokëve te tij, gjithmon aty ku kerkonte nevojë. Shoket e Luftës që i kishte duke filluar nga Komondantët Çeliku, Kumamova, Çerqizi etj si dhe bashkëluftëtarët e pamboshtur: Gani Kastrati, Hilmi Sopen, Faik Bujupin, Musli Hasani, Agon Krasniqin, Milaim Behen, Salih Krasniqin, Sylë Qeriqin, Xhelal Hajdinin , Ramiz Qeriqin e shumë te tjerë qe shumica prej tyre tani kan dhënë jetën per liri. Shoket më të ngushtë dhe bashkëluftëtarët e tij ishin: Fatmir Limaj, Ilaz Derguti, Rifat Mziu etj.

Ditët më të veshtira për Imerin me shokë ishin të 25 dhe 26 korrikut 1998 në mbrojtje të Grykës së Llapushnikut, sepse forcat armike kishin vendosur ta djegin tokën e Drenicës dhe ta hapin këtë pikë strategjike që e mbajtën të mbyllur ushtarët e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare Të Kosovës në krye me trimat e njohur të saj, në mesin e të cilëve luftonte me krenari edhe komandanti i tyre Imer Alushani "Voglushi" Fshatrat përreth Grykes së Llapushnikut ishin të rrethuar me të gjitha llojet e armëve që posedonte armiku, nga mjetet e motorizuara e deri te raketat tokë-tokë, me 25 korrik qe nga ora 3 e mëngjesit Imeri me shokë kishin vendosur që të mos i leshonin istikamet per së gjalli. Nga largesira armiku gjuante me armë të rënda dhe e digjte token perreth grykes, por Imeri me shokë i zmbrapsnin me gjuajtjet e tyre te furishme. Kjo beri që ditën e natën e parë armikut t'i pamundësohet thyrja e Grykes. Por te nësermen me 26 korrik 1998, Luftetarëve të lirisë iu veshtirsua resistanca sepse edhe Armatimi ishte ne perfundim te siper,andaj Imerin e goditi një perdhë e topit dhe e la pa jetë. Mirpo, e realizoi premtimin që e kishte dhenë "Sa t'jam gjall Vrastarët Serb kurrë nuk do të kalojnë nëpër Grykën e Llapushnikut" Në ketë betejë ra dëshmor edhe Ali Zogaj.

Sipas disa analistëve ushtarake thuhet se ne ketë betejë forcat armike kan angazhuar më shumë mjete motorike ne artileri të rëndë,nga frika se sa kishte në numër ushtarë e municion në rradhet e ushtarave te UÇK-së.

Tani Imeri është varrosur me nderimet ushtarake në varrezat e Dëshmorve në fshatin Kleçkë, e ka bustin në vendin e rënies dhe Përmendoren në fshatin Komoran.