Mersim Pollozhani
Ky artikull ose seksion mund të jetë kopjuar dhe ngjitur këtu nga http://strugalajm.com/index.php/flet-mersin-pollozhanisi-u-themelua-dhe-u-harrua-ilirida/ (DupDet · CopyVios), ndoshta në kundërshtim me politikat e të drejtave të autorit në Wikipedia. Ju lutem korrigjoni këtë duke e përmirësuar këtë artikull për të hequr çdo material jo të lirë me të drejtë autori dhe atribuo përmbajtjen e lirë në mënyrë korrekte, ose kandidoje artikullin për grisje. |
Mersim Pollozhani | |
---|---|
U lind në | 1945 |
Kombësia | Shqiptare |
Shtetësia | IRJM |
Arsimi | Fakullteti Juridik |
Profesioni | Politikan |
Vite aktiviteti | 1989-1997 |
Organizata | Republika e Iliridës |
Partia politike | PPD |
Mersim Pollozhani lindi në Strugë në vitin 1945.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mersin Pollozhani, deputeti i parë pluralistë i Strugës, njëkohësisht themelues i PPD-së dhe për një kohë edhe kryetari i degës së Strugës, një nga personazhet kryesor të atyre zhvillimeve këtë periudhë e përkufizon si një kohë që ngjalli shpresën te shqiptarët se me ardhjen e demokracisë problemet e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe shqiptarëve në përgjithësi do të merrnin fund.
Themelimi i partisë PPD
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptarët në Maqedoni në fund të viteve të tëtëtdhjeta të shekullit të kaluar ishin në një diskriminim të paparë, i cili në disa segmente i ngjante aparteidit, duke filluar nga mohimi i të drejtat kolektive e deri te ato individuale. Ata diskriminoheshin dhe diferencoheshin në punësim, ishin të privuar nga shkollimi i mesëm, kohë në të cilën pushtetarët e kuq shpikën paralelet e kombinuar në arsimin e mesëm vetëm e vetëm që shqiptarët të mos mësonin në gjuhën shqipe. Por, era e ndryshimeve që përfshiu bllokun lindor, edhe te shqiptarët e Maqedonisë, krijoi bindjen se ky sistem gradualisht po fundoset dhe po vjen demokracia. Mersin Pollozhani, deputeti i parë pluralistë i Strugës, njëkohësisht themelues i PPD-së dhe për një kohë edhe kryetari i degës së Strugës, një nga personazhet kryesor të atyre zhvillimeve këtë periudh e përkufizon si një kohë që ngjalli shpresën te shqiptarët se me ardhjen e demokracisë problemet e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe shqiptarëve në përgjithësi do të merrnin fund. Një ndryshim pozitivë dhe një përkrahje te shqiptarët e Strugës, pati themelimi i LDK-së në Kosovë në vitin 1989, tregon Pollozhani dhe atkohë në këtë parti pati anëtarsime edhe në Strugë. Por, pas themelimit të PPD-së si një parti e shqiptarëve në Maqedoni në koordinim edhe me elitën politike të Kosovës më prill të vitit 1990 në masë shqiptarët u bënë pjesë e kësaj partie, e cila kishte karakterin e një lëvizje gjithëpërfshirëse e cila do të duhej të artikulonte kauzën shqiptare në Maqedoni. Pollozhani, tanimë i larguar prej vitesh nga politika aktive potencon se ai entuziazëm dhe ai aktivizëm nuk ndodh gjithmonë, por janë ciklet dhe ngjarjet që prodhuan atë. ’’Zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1990, edhe pse me shumë mangësi dhe me hile në ndarjen e zonave elektorale sollën në vëmendje faktin se shqiptarët do të kenë përfaqësuesit e tyre dhe jo ato të emëruar. PPD në ato zgjedhje fitoi 23 deputet dhe mori një përkrahje masive jo vetëm nga shqiptarët e këtushëm por edhe ata të disaporës që erdhën në masë për të votuar në vendlindje. Ndërkohë si parti e parë doli VMRO-DPMNE, por pa mundur të fitoj shumicën dhe të krijoj e veteme qeverinë.
Me mbështetjen e të gjithë partive u krijua qeveria e ekspertëve e cila nuk pati jetë të gjatë sepse në vitin 1992 u krijua qeveria e re ndërmjet LSDM-së dhe PPD-së, dhe partisë së Andovit. Situata te shqiptarët pavarsisht shpresës së madhe për demokracinë gradualishtë filloi të zbehet, problemet e shqiptarëve nuk po zgjidheshin. Në PPD tashmë funksiononin dy rryma njëra ishte për një politikë më agresive në funksion të realizimit të kërkesave kolektive të shqiptarëve tjetra propagandonte që shqiptarët nëpërmjet sistemit ti realizonin gradualishtë kërkesat e tyre. Si resultat i kësaj situate, pavarsisht kundërshtive ndërmjet të dy krahëve presion që vinte sidomos nga dega e Strugës, Dibrës, Kërcovës dhe Tetovës para PPD-së u shtrua si inperativë nevoja për një organizim tjetër të shqiptarëve në Maqedoni.
Themelimi i Republikës së Iliridës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjendja politike te shqiptarët në Maqedoni edhe pas vitit 1990, dhe 1991 nuk pati ndryshime gjë që gradualisht te masa krijoi bindjen se ndryshimet nuk po ndodhin, ndërkohë presioni sa vinte dhe rritej ndaj partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni. Tashmë në rrethe të caktuara të kësaj partie flitej se shqiptarët do të duhet të marrin fatin në duartë e veta. Po në këto kohë edhe në PPD, tregon Pollozhani u rrit bindja që shqiptarët të prezantohen me kërkesa të tjera dhe u hodh ideja për mbajtjen e një referendumi ku shqiptarët e Maqedonisë do të pyeteshin se a janë për një autonomi territoriale dhe politike të shqiptarëve në Maqedoni. Ky vendim edhe pse në disa raste po prolongohej nga PPD tregon Pollozhani u mor vetëm pas debateve të shumta në një takim të Kryesisë qendrore në shkollën e fshatit Zagracan të Strugës ku u caktua që ai të zhvillohej më 11 dhe 12 janar të vitit 1992. Ndërkohë, pas konsultimve edhe me historianë eminentë shqiptar jo vetëm nga Maqedonia u vendos se pas referendumit territori autonom do të quhej Iliridë për të tregaur vazhdimësinë dhe kontinuitetin e shqiptarëve në këto treoje, nënvizon ai. Pavarsiht kërcënimeve dhe shantazheve referendumi thotë deputeti i parë shqiptar i Strugës, rezultoi i sukseshëm, sepse në masën 95 përqind shqiptarët e Maqedonisë i thanë po pyetjes së formuluar :A jeni për autonomi politike territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni?Pasi u kry referendumi në disa raste u kërkua jetësimi i vullnetit të shqiptarëve vazhdon Pollozhani, por PPD nuk e pati atë fuqi për ta jetësuar atë vullnet, pasi krahu që propagandonte se shqiptarët mund t’i fitojnë të drejtat vetëm duke u angazhuar brenda sistemit, rezultoi më i fuqishëm.
A u shpall Ilirida në Strugë në vititin 1992 ? Pollozhani i deklaron se nuk ka pasur shpllaje të Iliridës në Strugë, por në një tubim masovik dhe të elektrizuar të asaj kohe nga struganët e tubuar, por edhe nga ai personalisht është thirrur rroftë Ilirida. Kjo ngjarje e ndodhur në Strugë, llogaritet si shpallje e Iliridës të cilën Mersim Pollozhani thekson se qarqe të caktuara e propaganduan si shpallje të Iliridës. Për Pollozhanin pavarsisht sic thotë ai personalisht ishte shumë i përkushtuar dhe i angazhuar rreth këtij projekti, Ilirida ishte një projekt i PPD-së, parti e cila në atë kohë nuk pati kurajon ta zbatoj. ’’Në Strugë vazhdonte të ishte aktuale mos lejimi i shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe edhe pse i paparalajëmruar në sheshin e Strugës atë ditë ishin tubuar shumë qytetar të Strugës takim në të cilin priteshte të vi edhe Stojan Andovi kryetari i Parlamentit të Maqedonisë. Në një momentë masa e revoltuar dukshëm nga prolongimi i mosgjidhjes së cështjes së arsimit shqip filloi të brohoras Ilirida ndërkohë dikush nga turma me gështenj të egër sulmoi rojen e Andovit. Kjo situatë e elektrizuar te Andovi krijoi pasiguri dhe frikë dhe në një momentë ai po më lutej zotëri Pollozhani më largoni nga këtu. Shpalllje përfundimtare nga PPD të autonomisë nga PPD nuk pati kjo sepse një pjesë e deputetëveve dhe ministrave nuk ishin të gatshëm për këtë hap. Ilirida edhe pse u harrua ëshët një kapital i shqiptarëve të Maqedonisë sepse provoi se shqiptarët u organizuan dhe mbështetën në masë me referendum një ide drejt së cilës shqiptarët një ditë do të shkojnë.