Metformin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Struktura kimike e Metforminës

Metformin (disa nga emrat në treg: Glucophage®, Fortamet®, Riomet®) është një medikament kundër diabetit dhe i takon klasës së biguanideve (këtu bëjnë pjesë edhe phenformin si dhe buformin).

Pak histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klasa e biguanideve ka origjinën nga lulja Galega officinalis (i takon grupimit të Magnoliophyta), bimë kjo e njohur me shekuj për ndikimin e saj pozitiv ndaj simptomave të diabetit (sipas autorit Witters, 2001)

Metformin u përshkrua për herë të parë në literaturën shkencore në vitin 1957 (Unger et al). Për herë të parë në treg doli në Francë1979, por nuk mori leje për shërim të debatit tip II deri në vitin 1994.

Indikacioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Metformin u takon antidiabetikëve oral.

Përdoret kryesisht në terapinë e Diabetes mellitus ( Sëmundja e diabetit apo e sheqerit), sidomos të asaj tip II, d.m.th kur është e shoqëruar me mbipeshë dhe insulinë rezistencë.

Metformin përdoret edhe gjatë shërimit të sindromas policistike ovariale si dhe steatohepatitit joalkoolik, sëmundje këto, të cilat po ashtu tregojnë një rezistencë ndaj insulinës. Ky indikacion ende konsiderohet si eksperimental.

Efektet anësore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Metformina tolerohet mjaft mirë nga organizmi. Probleme të zakonshme përfshijnë diarrenë, vjelltësinë dhe dhimbjen e barkut. Ka një risk të ulët për të shkaktuar sheqer të ulët në gjak. Niveli i lartë i acidit laktik në gjak është një shqetësim nëse medikamenti përdoret në doza mjaft të mëdha ose këshillohet për njerëz me probleme akute të veshkës.