Jump to content

Metroseksual

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Industria e modës për burra dhe kultura e konsumatorit lidhen ngushtë me konceptin e burrit metroseksual.

Termi metroseksual (anglisht: metrosexual) është një neologjizëm që u shfaq në fillim të shekullit të 21-të dhe zakonisht u referohet burrave heteroseksualë, të cilët zhvillojnë një shqetësim veçanërisht të fortë për pamjen e jashtme, ndërsa stili i tyre i jetesës krahasohet me atë të meshkujve gej, më shumë në lidhje me stereotipet që mbizotërojnë për këta të fundit. Për disa, duket se koncepti lidhet ngushtë me konsumizmin.[1]

Termi u shfaq për herë të parë në një artikull nga Mark Simpson ("Ja tek vijnë burrat e pasqyrës") i botuar më 15 nëntor 1994 në gazetën The Independent. Simpson aty e përshkroi metroseksualin si:

Metroseksual, i riu me të ardhura të larta të disponueshme, që jeton ose punon në qytet (sepse aty janë dyqanet më të mira), është ndoshta tregu konsumator më premtues i dekadës. Në vitet '80, e gjeje vetëm në revista mode si GQ, në reklama televizive për xhinse Levi's ose në bare për homoseksualë. Në vitet '90, është kudo dhe del për pazar.

Termi u bë i njohur gjerësisht në vitin 2002 përmes artikullit të Simpson-it "Njihuni me metroseksualët".

  1. ^ "Çfarë do të thotë metroseksual?". bota.al. Marrë më 2024-11-23.